Kur Leonardo da Vinçi, i magjepsuar nga ideja e tij se njerëzit mund të fluturonin njësoj si zogjtë në qiell, projektonte makina fluturuese, vetë njerëzimi ishte ende larg një përfytyrimi të tillë. Por sot, disa shekuj më pas ëndrrës së da Vinçit e, ndoshta të shumë shkencëtarëve të tjerë para tij, bota mbarë shfrytëzon avantazhet e zhvillimit të aviacionit, si një pjesë thelbësore e jetës globale.

Përdorimi i avionëve, që në të vërtetë kanë në strukturën e tyre “flatra” si të zogjve të fantazisë së Leonardos, është sot një nga gjërat më të zakonshme të çdo qytetari të botës. Ndërsa ne shqiptarët, për nevoja të ndryshme të udhëtimit, mund të fluturojmë me flatrat tona të kompanisë ajrore Albawings, të njohur si "Albanian Wings” (Krahët e Shqipërisë).

Kompania prej vitesh i shërben pasagjerëve të saj, jo vetëm me oferta dhe shërbime, por dhe me shtimin e destinacioneve, kryesisht drejt Italisë. Dhe sidomos këtë verë, të parën post-pandemike. Sepse nuk ka qytetar të botës që nuk do të donte një “verë italiane”, pikërisht këtë vit. E për më tepër, nuk ka shqiptarë që nuk duan të vizitojnë Italinë, sikur vizitojnë një të afërm. Sepse Italia për shumë prej nesh, është më shumë se fqinj. Është gati shtëpi. Prandaj, përveç fluturimeve nga Tirana të cilat janë prej kohësh aktive për në Bari, Perugia, Ancona, Genova, Pisa, Venezia, Verona dhe Forli, nga maji Albawings do të shtojë destinacione të reja me Italinë.

Me çmime që fillojnë nga 35.99 Euro, fluturimet e reja për në Firenze do të nisin në 3 maj 2022 dhe për në Rimini në 4 qershor 2022. Ndërsa me fluturimet për Bologna që fillojnë në 3 qershor, për Bergamo, në 14 Qershor dhe për Milano, në 13 qershor 2022, lista e destinacioneve plotëson edhe më shumë nevoja dhe dëshira verore. Për shopping apo për plazhet e mrekullueshme, për të vizituar familjarë apo miq, për biznes apo thjesht pak “dolce vita”, çdokush mund të marrë flatrat “Albawings” dhe të fluturojë drejt Italisë.

Kjo verë premtuese, gjithashtu e nxiti Albawings që të rifillojë edhe fluturimin direkt Tirana-Londër-Tirana. Thonë që një “Një ditë e keqe në Londër, është akoma më e mirë se një ditë e mirë kudo tjetër”. Kështu, prej 3 qershorit 2022, le ta provojmë shijen e kësaj lloj dite. Arratisje londineze për të bërë foton më të bukur turistike, me oferta apo zgjedhje datash dhe oraresh fluturimi të mundësuara nga kompania Albawings.

Për më shumë informacione dhe çdo të re, kontaktoni www.albawings.com