Pas një vere të nxehtë dhe të gjatë, si kjo e këtij viti, vjeshta është ajo stina e freskët dhe plot ngjyra, që vjen si një ftesë për të rezervuar udhëtime dhe për të krijuar kujtime të reja.

Mbarimi i pushimeve verore, nuk do të thotë se udhëtimet mbaruan. Përkundrazi, për shumë njerëz vjeshta dhe dimri janë stinët më të preferuara për të bërë udhëtime ose pushime të tjera pas verës.

Kushtet klimatike në vjeshtë janë të shkëlqyera për të realizuar të gjitha planet dhe për të shijuar të gjitha atraksionet e udhëtimeve. Shirat e parë i japin ngjyra të reja qiellit dhe ditët vjeshtore ngrohen ende me butësi nga dielli. Ndërsa, në disa nga qytetet e preferuara të Italisë, të cilat janë edhe destinacionet e kompanisë Albawings gjatë vjeshtës, dimri është po aq atraktiv sa edhe vera. Tani dashuruesit e udhëtimeve vrapojnë për të bërë fotot perfekte me rrobat më të ngrohta, që kishin disa muaj pa u veshur. Dhe pse jo, asnjë udhëtim nuk ka kuptim pa blerje të reja për muajt e ftohtë, sidomos në qytetet e modës. Është e pamundur të mendosh për Italinë pa menduar për kuzhinën e saj dhe shijet që ofron çdo tryezë gjatë qëndrimit atje. Festivali i çokollatës në Perugia do ta ëmbëlsojë edhe më shumë një udhëtim në tetor. Po ashtu, kantinat dhe vreshtat italiane, janë ndër atraksionet më interesante, që nuk duhen lënë pa vizituar në vjeshtë.

Aeroportet tani nuk janë më të mbingarkuar, pasi pjesa më e madhe e familjeve udhëtojnë më shumë gjatë pushimeve të gjata të shkollës së fëmijëve, hapësira që krijojnë lehtësi në këtë sezon. Është ajo stina perfekte për një udhëtim në çift.

Destinacionet si Venezia, Verona, Bergamo, Perugia, Forli, Bari, Bologna, Pisa, Ancona dhe Genova presin me bujari vizitorët e tyre. Ato janë veshur me një lloj bukurie të re në vjeshtë dhe në dimër. Me Albawings, oferta e stinës mundëson fluturimet drejt Italisë së bukur me 25% ulje.

Ndaj ardhja e muajve më të ftohtë, është një arsye e mjaftueshme për të prenotuar fluturimin e radhës me linjën ajrore Albawings për këto destinacione.

Albawings, qëndron në çdo stinë në krah të pasagjerëve të saj besnikë dhe të atyre që shtohen çdo ditë, me çmime fluturimesh të leverdisshme, shërbime dhe lehtësira në çdo udhëtim. Rezervimet në 20-26 shtator 2022, për fluturime deri në 15 dhjetor 2022, janë me 25% ulje!  

Për më shumë informacione, oferta të sezonit dhe çdo të re, kontaktoni www.albawings.com