Të drejtat e pasagjerit

TË DREJTAT E PASAGJERËVE NË RAST TË MOHIMIT, ANULLIMIT APO VONESAVE TË GJATA TË FLUTURIMEVE.

Për të gjithë pasagjerët sipas Rregullores nr. 261/2004 për të gjitha fluturimet Albawings që nisen nga një aeroport që ndodhet në territorin e Bashkimit Evropian, si dhe për pasagjerët e gjitha fluturimeve të Albawinngs që nisen nga një aeroport që ndodhet në territorin e një vendi jo anëtar të BE-së me destinacion një aeroport që ndodhet në territorin e Bashkimit Evropian, përveçse kur mbrojtja është marrë nga rregullatorët lokalë (për shembull, kompensimi financiar, mbrojtja me fluturim alternativ, asistenca etj ).
Pasagjeri duhet të zotërojë një titull udhëtimi që t'i lejojë atij të ketë një vend në bordin e avionit, për fluturimin në fjalë dhe duhet të paraqitet në pranë deskeve check-in sipas procedurave të përcaktuara dhe në orën e treguar paraprakisht në titullin e udhëtimit nga Albawings, ose nga një operator turistik apo agjent udhëtimi i autorizuar, në mungesë të udhëzimit për një orar të paraqitjes, maksimumi, brenda dhe jo përtej 45 minutave përpara orarit të nisjes së publikuar.
Këto kushte nuk aplikohen për pasagjerët që shfrytëzojnë biletat e udhëtimit të marra pa pagesë ose të blera me një tarifë të reduktuar e cila nuk është në dispozicion, drejtpërdrejt ose jo-drejtpërdrejt, për publikun.
Në rastin e mohimit të imbarkimit, ose të refuzimit nga Albawings për të transportuar një pasagjer në një fluturim, që i nënshtrohen respektimit nga ana e pasagjerit të kushteve të treguara në paragrafin e mësipërm, dhe gjithmonë nëse nuk ka baza të arsyeshme për të mohuar imbarkimin e pasagjerit, si arsye shëndetësore, sigurie ose papërshtatshmëri të dokumentacionit të udhëtimit, Albawings përpara se të mohojë imbarkimin, do të kërkojë pasagjerë vullnetarë për të hequr dorë nga fluturimi në shkëmbim të përfitimeve për t'u rënë dakord (pika B). Vetëm nëse numri i vullnetarëve nuk është i mjaftueshëm, Albawings mund t'i mohojë imbarkimin pasagjerëve pa sukses, dhe do t'i ofrojë pasagjerit të cilit i është mohuar imbarkimi, atë që parashikohet në pikën A, në pikën B dhe në pikën C. Nëse pasagjeri dëshiron të bëjë ankesë, ai duhet të dërgojë një kërkesë formale me shkrim nëpërmjet postës në adresë të selisë së kompanisë së transportit duke bashkëngjitur kartën e imbarkimit dhe konfirmimin e rezervimit.

Në rastin e anulimit të fluturimit, Albawings do t'i sigurojë pasagjerit atë që parashikohet në pikën A, përveçse kur pasagjeri është njoftuar për anulimin;

  • • Me të paktën dy javë njoftim;
  • • Në periudhën e përfshirë midis shtatë dhe katërmbëdhjetë ditëve përpara, nëse ofrohet një fluturim alternativ jo më tepër se dy orë përpara orarit të nisjes së parashikuar në fillim dhe për të mbërritur në destinacionin përfundimtar në më pak se katër orë pas orarit të mbërritjes së parashikuar në fillim;
  • • Më pak se shtatë ditë përpara, nëse ofrohet një fluturim alternativ jo më tepër se një orë përpara orarit të nisjes së parashikuar në fillim dhe për të mbërritur në destinacionin përfundimtar në më pak se dy orë pas orarit të mbërritjes së parashikuar në fillim. Në rastin në të cilin pasagjeri dëshiron të bëjë ankesë, ai duhet të dërgojë një kërkesë formale me shkrim nëpërmjet postës në adresë të selisë së kompanisë së transportit duke bashkëngjitur kartën e imbarkimit dhe konfirmimin e rezervimit.

Albawings do t'i sigurojë pasagjerit atë që parashikohet në pikën A, në pikën B, dhe në pikën C.

KUJDES: Kompensimi financiar nuk mund të kërkohet nëseAlbawings mund të provojnë se anulimi i fluturimit është shkaktuar nga rrethana të jashtëzakonshme që nuk do të mund të ishin shmangur edhe nëse do të ishin vënë në zbatim të gjitha masat për rastin. Nëse pasagjeri dëshiron të bëjë ankesë, ai duhet të dërgojë një kërkesë formale me shkrim nëpërmjet postës në adresë të selisë së kompanisë së transportit duke bashkëngjitur kartën e imbarkimit dhe konfirmimin e rezervimit.

Në rastin e vonesës së fluturimit krahasuar me orarin e nisjes së parashikuar:

  • • prej të paktën dy orësh për rrugë ajrore deri në 1.500 Km;
  • • prej të paktën tre orësh për të gjitha rrugët ajrore ndër-komunitare mbi 1.500 Km dhe për të gjitha rrugët e tjera ajrore që përfshihen nga 1.500 deri në 3.500 Km;
  • • prej të paktën katër orësh për të gjitha rrugët ajrore mbi 3.500 Km jashtë BE-së.

Albawings do t'i sigurojë pasagjerit atë të parashikohet në pikën C. Gjithashtu, në rast se vonesa i kalon pesë orë, kompania do t'i sigurojë pasagjerit atë të parashikohet në pikën B. Në çdo rast ndihma sigurohet brenda kushteve të përcaktuara në funksion të çdo game të distancës. Në rastin kur pasagjeri dëshiron të bëjë ankesë, ai duhet të dërgojë një kërkesë formale me shkrim nëpërmjet postës në adresë të selisë së kompanisë së transportit duke bashkëngjitur kartën e imbarkimit dhe konfirmimin e rezervimit.

A. Kompensimi i parashikuar financiar shkon në:

  • • 250 € për rrugët ajrore deri në 1.500 Km;
  • • 400€ për të gjitha rrugët ajrore ndër-komunitare mbi 1.500 Km dhe për të gjitha rrugët e tjera ajrore që përfshihen nga 1.500 deri në 3.500 Km;
  • • 600 € për të gjitha rrugët ajrore mbi 3.500 Km jashtë BE-së.

Në rastin në të cilin pasagjerit i ofrohet mundësia për të udhëtuar në një fluturim tjetër, orari i mbërritjes së të cilit nuk kalon në krahasim me fluturimin e rezervuar në fillim përkatësisht dy, tre dhe katër orët, Albawings do të reduktojë me 50% kompensimin financiar të raportuar më lartë.

B. Pasagjerit do t'i ofrohet zgjedhja midis:

  • • rimbursim brenda shtatë ditëve të gjithë vlerës së biletës për pjesën e fluturimit të pakryer ose edhe për pjesën apo pjesët e fluturimit të kryera, nëse ato bëhet të të padobishme në lidhje me planin fillestar të udhëtimit;
  • • dhe nëse është e përshtatshme: fluturim kthyes drejt pikës fillestare të nisjes, sapo të jetë e mundur;
  • • imbarkimi në një fluturim alternativ për në destinacionin përfundimtar, me të njëjta kushte udhëtimi, sapo të jetë e mundur;

Në rastin e qyteteve ose rajoneve të shërbyera nga më shumë se një aeroport, shpenzimet e transferimit të pasagjerit nga aeroporti i mbërritjes drejt aeroportit për të cilin ishte bërë rezervimi fillestar janë në ngarkim të Albawings.

Pasagjeri ka të drejtë falas për:

  • • ushqime dhe pije në përputhje me kohëzgjatjen e pritjes;
  • • akomodim i përshtatshëm në hotel në rastin kur është i nevojshëm kalimi i një ose më shumë netëve;
  • • dy thirrjeve telefonike ose mesazheve nëpërmjet teleksit, faksit ose postës elektronike;
  • • transportin nga aeroporti për në hotel;

Në rastin kur pasagjeri kërkon të bëjë ankesë, duhet të dërgojë një kërkesë formale me shkrim nëpërmjet postës në adresë të selisë së kompanisë së transportit duke bashkëngjitur kartën e imbarkimit dhe konfirmimin e rezervimit.

Në rastin e mohimit të imbarkimit, në kuadrin e një udhëtimi të përfshirë tërësisht, pasagjeri duhet t'i paraqesë ankesë në kohën e duhur, me postë rekomande, drejtpërdrejt transportuesit.