Vlera e parasë dhe e kohës

Të udhëtosh me avion, qoftë për biznes apo për pushime, është tanimë e pashmangshme. Përllogaritjet më të vogla të çojnë në konkluzione të atilla, ku duket se është shumë herë më e leverdisshme të paguash për një biletë avioni, se sa të ndërmarrësh një udhëtim me të tjera mjete transporti. Nuk bëhet fjalë vetëm për kostot në para, por edhe në kohë. Dhe kjo e fundit, për hir të së vërtetës, është e paçmueshme në kohë plot mbingarkesë e ritëm frenetik.

….mbi ajër dhe në duar të sigurta

Një linjë e suksesshme ajrore shqiptare, Albawings ka arritur të dëshmojë në 7 vite se u qëndron në krahë udhëtarëve, ndërsa u ofron gjithçka që garanton një fluturim komod. Prej vitit 2015, Albawings e ka afruar edhe më shumë Shqipërinë me destinacionet evropiane, gjithmonë duke ofruar një shërbim të pakrahasueshëm, por edhe suksese të njëpasnjëshme. Këto të fundit flasin shumë për ambicien pozitive e largpamësinë e kompanisë, për projektet e saj afatgjata.

Nuk ka stepje

Nuk duhet harruar ajo çfarë lamë pas – pandeminë globale COVID-19 – për të kuptuar se kjo kompani është në rrugë solide. Koronavirusi tronditi themelet e çdo industrie, përfshirë këtu aviacionin. Kudo në botë, shoqëritë ajrore u ballafaquan me një aktivitet të paralizuar dhe me shumëçka tjetër që nxiti efektin domino. Mirëpo Albawings tregoi se, përpos të gjithave, e meriton besimin e fituar të udhëtarëve. E organizuar si gjithmonë, Albawings u përshtat me normalitetin e ri. Pa harruar se prioritet mbetet udhëtari.

Ka vepra që flasin më shumë se sa fjalët

Siguria që ofron Albawings dhe cilësia e shërbimeve ndaj pasagjerëve janë tejet të larta. Si të mos bëhej fjalë për një kompani ajrore shqiptare që u përball një pandemi globale dhe pasojat e saj. Albawings s’resht së ofruari përpikëri, destinacione të reja, aq më pak bileta të përballueshme; veprimtaria e saj është mjaft e shtrirë, si në mbikëqyrjen e operacioneve të fluturimit, asistimin e klientëve nga telefoni, ashtu edhe në përkujdesjen e tyre në bord. 

Punë e pandalur, me sytë drejt së nesërmes

Serioziteti i kompanisë komunikohet në çdo hallkë, por askund më shumë se sa në operimin me avionët e sigurtë Boeing. Së shpejti, avionë të tjerë do t’i shtohen flotës së Albawings. Dhe kjo nuk është pak.  Sikurse nuk është pak edhe fakti se Albawings, është e vetmja kompani ajrore shqiptare që ofron mundësinë e t’u diplomuarit në vend si pilot.

Ishte po Albawings ajo që krijoi dy vite më parë shkollën e pilotëve në Shqipëri, duke i zgjatur kështu një dorë çdo ëndërrimtari që kërkon të fluturojë mes resh, e që ëndrrat do t’i bëjë realitet. Bëri bashkë instrukturorë me nga 30 vite eksperiencë pune në kompani ajrore ndërkombëtare, vetëm që të krijohet elita e pilotëve shqiptarë të së ardhmes.

Albawings ndodhet në krahun e udhëtarëve sot dhe në të ardhmen. Ata e kanë kuptuar tashmë këtë vizion. Dhe besnikëria e tyre ndaj Albawings s’është veçse një mesazh për rrugën dhe qartësinë e kësaj linje lider drejt së nesërmes.