Hapim krahët drejt qiellit dhe drejt teje!
Diku po investohet për ty…

Po kërkon për fluturimin e duhur me orar të përpiktë, shërbim të dedikuar dhe bagazhe të përfshira brenda një çmimi të përballueshëm? Këto cilësi dhe shumë të tjera mbajnë emrin Albawings! Që nga viti 2015, kompania ajrore lider në vend sjell pranë teje avantazhe të cilat të ofrojnë zgjidhje më të shpejta, më të lehta dhe më të sigurta. Në sajë të kërkesës së lartë dhe dëshirës për të sjellë në treg cilësinë e shërbimit, Albawings është duke investuar në përsosmërinë e industrisë së aviacionit, pra në pasurimin e flotës së avionëve modernë, Boeing 737.

Më lirë, më shpejt e mbi të gjitha më pranë teje…

Synimi ynë është të krijojmë një rrjet efektiv që përkujdeset për secilin pasagjer. Cilësia dhe shija e mrekullueshme që shërbimi i Albawings lë te çdo klient janë prioriteti ynë, sepse diçka është e sigurt: Albawings do të të shtojë dashurinë për udhëtimet. Kjo pasi mundësojmë për klientët tanë lehtësi mbreslënëse, të cilat kanë bërë të shndërrohen në klientë të përhershëm. Duke nisur nga ndenjëset me hapësirë, tek argëtimi gjatë fluturimit dhe Wi-Fi, Albawings ka gjithçka që të nevojitet për ta bërë udhëtimin tënd të rehatshëm dhe relaksues.

albawings fluturime

A jua përmendëm se procesi i check-in është falas dhe kryhet thjesht online? Kështu, pasioni për të shërbyer ka bërë që të kemi besimin tuaj të plotë edhe në çastet e vështira që na bënë të kalonim kufizimet mbi virusin Kovid-19. Apo në momentet gjatë të cilave të duhet një biletë me çmim më të prekshëm, një veshje më tepër në valixhe dhe një destinacion më i përafërt, Albawings të mundëson 15 destinacione brenda Italisë, bagazhe falas 10+20 kg dhe çmime që nisin nga 35.88 €. Korrektësia në orare me një performancë të përpiktë 98.6% na veçon si zgjedhjen e parë për të fluturuar më lehtë. Gjithashtu, partneriteti ynë me TrenItalia, ju mundëson të rezervoni biletën e trenit, së bashku me atë të avionit për të vazhduar udhëtimin të qetë.

Pranë jush profesionalizëm në çdo çast, sigurohemi të jemi partnerë të kujtimeve më të bukura!

Prije biletën, ka vend për të gjithë!

Zgjidh destinacionin nga lista që vazhdon të bëhet edhe më e larmishme drejt një të ardhmeje, e cila të dedikohet ty! Albawings ka për qëllim të afrojë çdo shtetas shqiptar me të afërmit e tij, ndaj udhëtimet me familjen, miqtë e madje udhëtimet e punës kanë në fokus komoditetin dhe lehtësinë që po kërkon për një çmim ideal.

Nëse thua Itali, ke thënë Albawings!