Asgjë nuk të përmbush sa një udhëtim. Prit, le të jemi më specifik: e kemi fjalën për udhëtimet brenda përbrenda Italisë, ku çdo qytet premton doza aventure, shtigje ideale arratie, portrete që ia vlen të hulumtosh, si dhe rrënjë historie. Kripa nën lëkurë nuk do të ndihet për disa muaj të mirë, e megjithatë, pushimet nuk lidhen veçse me grushtin e saj të marrë nga deti, apo me nxehtësinë këmbëngëluese të diellit. Udhëtimet marrin formën që ua imponon vetë udhëtari i tyre.

Nëse ti kërkon të njohësh dhe të shohësh përtej asaj çka të rrethon në përditshmëri, Toskanaështë një destinacion i përkryer dhe mëse i përshkueshëm….me Albawings. Kur e mendon, është vetëm një biletë larg, apo thjesht nje klikim larg. albawings.com.

albawings toscana vjeshte

Vjeshta është veshja e preferuar e këtij rajoni, që e shtyn gjithmonë drejt dritës së butë, atmosferës relaksuese dhe asaj së cilës i drejtohemi kur duam të jemi në vetmi apo shoqëri të mirë: verës. Në këtë periudhë, gjasat janë mjaft të mëdha që ti t’i bashkohesh fermerëve vendas në ritualin e tyre të përditshëm; të kuptosh atë që fshihet brenda një shisheje vere. Për këtë të fundit, s’të duhet të jesh sommelier. Nevojitet vetëm të jesh rrotull hardhive, paksa kureshtar në kultivimin e vreshtave të rrushit, si dhe plotësisht i pranishëm në procesin e prodhimit të verës. Është një eksperiencë unike, e cila ia vlen të jetohet.

albawings vjeshte vreshta

Nëse je tip festash, akoma më mirë. Nuk ka asgjë më interesante se sa një festë e përvitshme vere si Chianti Classico Expo, e cila mbahet në qytetin e vogël dhe të bukur të Greve, vetëm 31 kilometra në jug të Firences. Kjo festë parashikon muzikë dhe verë, verë dhe vetëm verë. Ndoshta po mendon të udhëtosh së bashku me familjen? Epo, Albawings mendon edhe për ta.

albawings vjeshte chianti expo

Në Firence, çdo vit, më 7 shtator, rikthehet festivali Rificolona. Një festival sa origjinal po aq edhe magjik, që ndizet i gjithi nga fenerë letrash në formë shumëngjyrëshe. Fëmijët që i bashkohen këtij spektakli plot dritë, janë me qindra. Ndoshta edhe të vegjëlit e tu, duan të ndezin qiellin me forcën e tyre krijuese.

albawings-vjeshte-rificolona

Nëqoftëse do të jesh në Firence, dije se po hedh hapa në kryeqytetin e artit botëror. Do të ishte për të ardhur keq nëse nuk do të vizitoje muzetë madhështore të saj. Të josh epoka e Rilindjes? Galeria Uffizi strehon disa nga veprat më të rëndësishme, duke përfshirë veprat e Leonardo da Vinci, Giotto-s, Botticelli-t e Michelangelo-s, si dhe një koleksion të madh të skulpturave romake dhe greke.

albawings vjeshte galeria uffizi

Por lavdia e së shkuarës jetohet edhe në një nga pikat kryesore të Val d’Orcia, Montalcino. Ky qytet kodrinor ndodhet vetëm 10 kilometra larg Firences dhe çdo vit, në fundjavën e 9-11 shtatorit, mirëpret në kështjellën e saj dominuese prodhuesit vendas të mjaltit. Peizazh, shije të ëmbël, histori…praktikisht gjithçka që i duhet një udhëtari kërkues si ty.

albawings vjeshte montalcino

Atraksionet turistike janë të shumta dhe aktivitetet edhe më të shumta, nëse vijojmë të shkruajmë për Italinë. Gjithçka varet nga ajo që ju kërkoni për arratinë tuaj të radhës. Megjithatë, vetëm diçka mbetet pa alternativa, një dhe e vetme: Albawings, me ofertat e saj fantastike dhe angazhimin e përheshëm për t’ju ofruar siguri, rehati dhe komoditet maksimal.

albawings vjeshte destinacione

Website: albawings.com

Instagram: www.instagram.com/albawings/

Facebook: www.facebook.com/albawingsairline/