“Albawings” është kompania e fluturimeve që ofron mundësi zgjedhjeje për udhëtarët që fluturojnë nga Shqipëria drejt vendeve të Evropës. Lidhjet kryesore janë me disa aeroporte të Italisë, por vizioni i kompanisë ajrore të njohur si "Albanian Wings” airline company is to expand flights to other destinations such as England and Germany, among others.

Kufizimet e imponuara nga pandemia në çdo aspekt të jetës tonë dhe ndryshimet e vazhdueshme të rregullave, sollën padyshim kaos në tregun e fluturimeve në dy vitet e fundit në mbarë botën. Një kaos që nuk mund të ndërpresë, por përkundrazi ka nxitur garën dhe rritur mundësitë për operatorë të rinj e të vjetër të këtij tregu. Futja në treg e kompanive ajrore me kosto të ulët, e vendosi udhëtarin përpara zgjedhjesh të reja. Konkurrenca në kushte pandemie dhe në një botë që ndryshon në mënyra të paimagjinueshme, ka nxjerrë në plan të parë ata që dinë të fitojnë.

Ata që jo vetëm i mbijetuan kaosit, por që ofruan shërbime cilësore dhe gjithmonë në mbështetje të konsumatorit të tyre. Këto kompani mbeten zgjedhje e një konsumatori të zgjuar, që e di çfarë kërkon nga eksperienca e tij e udhëtimit.

Italia hap kufijtë. “Albawings” kompania ajrore që lehtëson udhëtimin

Lajmi për hapjen e kufijve dhe lehtësimin e masave të udhëtimit drejt Italisë edhe për turistët shqiptarë, është një nga lajmet më të bukura dhe të shumëpritur për këdo. Ardhja e pranverës dhe çdo hap afër përfundimit të pandemisë, priten të shoqërohen me një rritje të dëshirës për të udhëtuar, për të bërë plane dhe kaluar kohë me njerëzit e afërt. Italia, vendi më i dashur për gjithë shqiptarët, është stacioni i parë i ndalesës post-pandemike. Për arsye që dihen, destinacionet e Italisë janë në krye të listës së udhëtimeve të ndoshta çdo shtetasi shqiptar. Po ashtu dhe ofertat dhe destinacionet janë të shumta dhe të ndryshme.  

 “Albawings Airline” përfaqëson një potencial të madh për udhëtarët që duan të fluturojnë drejt Italisë dhe anasjellas. Ja disa nga arsyet:

  • Është një kompani ajrore me tarifa të ulëta, me çmime të përballueshme nga çdo lloj konsumatori dhe pa kosto të fshehura. Pavarësisht se bën pjesë në kategorinë low cost, performanca e kompanisë është më një cilësi të lartë.
  • Operon më një flotë serioze avionësh Boeing, ndër më të njohurat në botë. Siguria është kriteri i parë dhe më i rëndësisshëm në ekzistencën e Albawings. Shërbimi teknik i avionëve kryhet nga kompani europiane të specializuara. Masat parandaluese për Covid-19, bëhen në përputhje të standardeve të vendosura nga ICAO (Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil) dhe EASA (Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të BE).
  • Si një kompani prestigjoze, ka themeluar akademinë e pilotimit, Albawings Aviation Academy. Është kompania e parë dhe e vetme shqiptare që investon në formimin e pilotëve të rinj me një akademi serioze.
  • Disa destinacione drejt Italisë dhe projekte për më shumë të tilla (edhe në vende të tjera të Evropës).
  • Pasagjeri është personi më i rëndësishëm në Albawings. Eksperienca e udhëtimit duhet të mbetet jo vetëm e sigurt, komode dhe e kënaqshme për të. Vizioni i Albawings është për pasagjerin e lumtur që kthehet dhe zgjedh gjithmonë këtë kompani, ndaj investon vazhdimisht në përmirësimin e shërbimeve të veta.  

Ajo që e quajmë “industria e ajrit” është dhe do të jetë gjithmonë në kërkim të modeleve që jo vetëm ofrojnë zgjidhje, por që mbeten zgjedhje e përhershme e çdo lloj pasagjeri. “Albawings” Albawings përfaqëson një përmbushje të gjithë kritereve që imponon kjo industri.

Ndaj, një biletë me “Albawings” për në “Bel Paese” siç i referohemi shpesh Italisë, jo vetëm nuk është kurrë e tepërt, por duke filluar nga marsi është një domosdoshmëri për çdo shqiptar! 

Mund të na kontaktoni www.albawings.com për më tepër informacion për ofertat dhe destinacionet.