Të lëvizësh, të frymosh… të fluturosh, të notosh… të fitosh shumë më tepër nga çfarë jep…si dhe të përshkosh toka të largëta…

Të udhëtosh do të thotë praktikisht të jetosh, mes së bukurës së panjohur, asaj objektives, për të cilën kanë shkruar e thurur vargje jo pak poetë. Megjithatë, të qenit udhëtar, në një botë kaq të madhe dhe të panjohur, nuk është e lehtë. Askush nuk zotëron formula që të shmangë surprizat e pakëndshme, qejfprishëse.

Mirëpo, gjithkush e di se ekziston një kompani ajrore që shuan çdo distancë historike apo kulturore. Ajo të prezanton me peizazhe magjepsëse që të sjellin ndërmend një tjetër bukuri, atë jokonvencionalen, intriguesen, tejet të vështirë për t’u kondensuar në një paragraf përshkrues. Ndoshta më thjesht do të ishte t’ju përmendnim ikonën e kinematografisë, Sophia Loren.

albawings itali

Epo, Albawings të njeh me Italinë si asnjë kompani tjetër. I gjithë rrugëtimi është një eksperiencë përmbushëse, aspak sfilitëse. Kjo është edhe arsyeja përse Albawings e thotë zëlartë, se ndodhet n’qiell me çdo udhëtar. Jo vetëm në hapësirën e pafundme, ngjyrosur bardhë e blu….Por mes ndjesish pozitive, lumturisë dhe ekzaltimit, kur e di se është gjithmonë dikush në krahun tënd. Si në anën tjetër të telefonit, si në aeroport, ashtu edhe në bord. Për përkujdesje maksimale, rehati të merituar dhe që ti të mos reshtësh së ëndërruari. E ku tjetër? Në sediljen tënde të preferuar, nga ku kupton se realiteti ndonjëherë është shumë më tepër surprizues se sa forca e mendimit.

albawings qiell me ty

Nga Ancona në Verona, Pisa, Bari dhe Bologna…Albawings të bën t’i qëndrosh besnik pasioneve të tua; ushqimit të shijshëm, verës së mirë dhe sekreteve të vogla të fotografisë. Por kjo është një besnikëri e ndërsjellë. E si mund të ndodhte ndryshe, kur Albawings është e vetmja linjë ajrore shqiptare që ka në flotën e saj avionë të sigurtë Boeing? Dhe kur rezulton se së shpejti flotës së saj do t’i bashkohet një avion brenda së njëjtës familje?

albawings destinacione

Për të mos folur më tej për faktin se është …edhe në tokë, edhe pranë detit. Ajo është bashkëudhëtare e të gjithë atyre që përdorin transportin publik, apo që arrati ideale kanë sportin. Në festivalin e shumëpritur “South Outdoor” në jug të Shqipërisë, Albawings fluturoi krah dallgëve e mes pasimesh topi; në bluza e flamuj. Si të ishte edhe kësaj here mbi re.

Është kaq e vërtetë!

Qielli me Albawings, gjendet kudo dhe kurdo. Mjafton ta kërkosh, ta klikosh dhe prenotosh!

albawings fushata