Këtu përshkruhen politikat e konfidencialitetit të të dhënave personale të siguruara nga klientët tanë që përdorin shërbimet tona përmes web www.albawings.com, nëpërmjet Call Center (telefon ,e-mail , kartë krediti) dhe shërbimit postar.

Të dhënat grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Albawings në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit Shqiptarë nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" , Ligjit nr. 9902, datë 17.4.2008, "Për mbrojtjen e Konsumatorëve" si edhe me normativën 196, të datës 30 / 2003, sipas direktivave të BE.

Albawings siguron se përpunimi i të dhënave personale kryhet duke respektuar të drejtat dhe lirinë themelore, dinjitetin personal dhe duke i kushtuar vëmendje të veçantë konfidencialitetit, identitetit personal dhe të drejtës për të ruajtur privacinë. Kjo rregullore nuk është e vlefshme për të dhënat e mbledhura përmes faqeve të tjera interneti partnere të Albawings , të cilat mund të përdoren duke përdorur lidhje në faqen e internetit të Albawings, për të cilat kompania nuk është përgjegjëse në asnjë mënyrë.

Për çështje sigurie, Kompanisë Ajrore Albawings mund ti kërkohet, përcjellja e të dhënave personale dhe ato të fluturimit autoriteteve të ndryshme në shtetet ku operon si : policisë, policisë kufitare, zyrës së emigracionit, zyrës së doganave etj. Informimi kërkohet me qëllim zbatimin e kontratës së transportit.



Përpunimi i të dhënave do të kryhet me garancinë e sigurisë dhe të konfidencialitetit dhe do të bëhet përmes mjeteve të automatizuara në gjendje që të ruajnë, menaxhojnë dhe transmetojnë vetë të dhënat.

Të dhënat personale do të përpunohen në mënyrë të ligjshme dhe me saktësi, do të merren dhe regjistrohen për qëllime të caktuara, të qarta e të ligjshme dhe do të ruhen për një periudhë kohe jo më të gjatë se ajo që duhet për qëllimet për të cilat ato janë mbledhur.

Të dhëna personale të vendosura vullnetarisht gjatë regjistrimit në faqen online www.albawings.com, të dhëna e detajuara dhe fakultative që i janë dërguar kompanisë me postë apo email ose që komunikohen nga individi në Call Center etj , grumbullon nga Albawings. Këto të dhëna përdoren për ti siguruar individit shërbimet e kërkuara (shërbimet mbi transportin ajror), apo shërbime të tjera (p.sh. njoftime me anë të newsletter mbi ofertat e kompanisë) dhe/ose për të kontaktuar me individin mbi : prenotime, blerje dhe dërgim të dokumenteve të fluturimit që kërkohen nga individi, ndryshime apo zëvendësime në bileta që janë rezervuar, rimbursime,çdo lloj asistence, shërbimesh shtesë për fluturmin, etj.

Të dhënat fakultative, të dërguara vullnetarish tek adresat e emailit që gjenden në faqen online, përbëjnë një tjetër grumbullim të adresave email të dërguesit, që nevojiten për ti kthyer përgjigje kërkësave të tij dhe çdo të dhënë tjetër personale të vendosur në këtë mesazh.



Sistemet informative dhe procedurat e programeve të përdoruara për të punuar në faqen online të internetit dhe aplikacionet për celularët sigurojnë, gjatë përdorimit të tyre normal, një sërë informacionesh personale, transmetimi i të cilave është i përfshirë në përdorimin e protokolleve të komunikimit të internetit.
Telefonat e bëra në numrin e Call Center që gjendet në faqen tonë online www.albawings.com përfshihen në grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale me qëllimi dhënien e shërbimeve që ofrojmë për klientët. Transaksionet elektronike me anë të kartës së kreditit mund të përfshijë procesin e grumbullimit të të dhënat të kartës së kreditit të klientit. Përpunimi i të dhënave do të kryhet me garancinë përkujdesjen, sigurinë dhe të konfidencialitetin bazuar në legjislacionin, përkatës.
Anëtarët që i bashkohen Rrjeteve Sociale Albawings, të dhënat personale që do të vendosin gjatë regjistrimit do të grumbullohen dhe ruhen nga Albawings, në format të shtypur, elektronik dhe/ose kompiuterik, dhe/ose telematik, do të mbrohen dhe përpunohen në pajisje të përshtatshme për të garantuar sigurinë dhe konfidencialitetin në përputhje me dispozitat në fuqi.

Me konsensusin e klientit, të dhënat e grumbulluara mund të përdoren nga Albawings për promocione, qëllime marketingu dhe reklamash, si edhe për të dërguar materiale reklamuese, promocionale dhe marketingu mbi produktet dhe shërbimet, si edhe për analiza të drejtpërdrejta statistikore për të kuptuar nivelin e kënaqësisë për shërbimet dhe produktet e ofruara.



Kur hyni në faqen online të Albawings, grumbullohen informacionet e lejojnë kompjuterin , browserin të identifikohet duke përdorur “cookies”. “Cookies” janë fragment teksti të kodifikuara që mund të memorizohen në celular (nëse përdorni aplikacionin në celular) apo kompiuter, në mënyrë që në të ardhmen identifikimi i përdoruesit të kryhet më shpejtë. Në aplikacionin nga celulari Cookies ruan vetëm informacione mbi Emrin, Mbiemrin apo Numrin e Rezervimit të Biletës.

Për kompiuterin Cookies lejojnë që faqet e internetit të personalizohen, duke bërë me të thjesht kërkimin për përdoruesin , Një Cookies përmban në përgjithësi emrin e domenit të prejardhjes, “afatin” e Cookies , si dhe një vlerë numerike, të gjeneruar në mënyrë rastësore. Cookies përdoren për t’ju njohur si vizitorë unikë (vetëm një numër), kur përdoruesi rikthehet në faqen tonë online ti paraqitet sa më mirë informacionet e kërkuara më së shumti, si dhe kontrollojnë nga ana sasiore përdorimin e faqeve të tjera. Për përpilimin e statistikave që na lejojnë të kuptojmë sesi përdoruesit përdorin faqen me qëllim përmirësimi i strukturës së saj. Cookies që ne përdorim, nuk ruajnë të dhëna personale. Pjesa tjetër e informacioneve të ruajtura mbetet anonime pasi numri i identifikimit të cookies nuk është i lidhur me të dhënat personale të ofruara nga përdoruesi.

Përdoruesi mund të zgjedhë të mos i përdor cookies duke ndryshuar opsionet e browserit, gjithësesi me çaktivizimin e Cookies do të çaktivizohet tipari interaktiv i web tuaj.
Të dhëna personale të grumbulluara nga kanalet e përmendura sa më sipër dhe përunimi i tyre ka për qellim të vetëm ofrimin e shërbimit sa më cilësor për konsumatorin tonë. Gjithashtu Albawings grumbullon të dhëna personale, që janë të domosdoshme e të nevojshme për dhënien e autorizimit, duke bërë të mundur e garantuar përdorimin individual të disa zonave dhe të disa përmbajtjeve të rëndësishme të faqes sonë , por asnjë e dhënë që vjen nga shërbimet e ofruara nuk komunikohet dhe shpërndahet palëve të treta, përveçse kur komunikimi kërkohet nga detyrime ligjore ose është i nevojshëm për përmbushjen e kërkesave të përdoruesit

Informacionet e siguruara nga përdoruesi përdoren për të përpunuar rezervimin dhe për të dërguar konfirmimin e tij përmes emailit. Kontakti telefonik kërkohet për kontakte të mundshme në rast se paraqitet një problem urgjent me rezervimin.

Klientët të cilëve u referohen të dhënat personale, kanë të drejtën në çdo moment , të kontaktojnë Albawings që të marrin konfirmimin e ekzistencës apo jo të këtyre të dhënave , të njohin përmbajtjen dhe origjinën, të verifikojnë saktësinë ose të kërkojnë integrimin, përditësimin ose korrigjimin e tyre.

Klientët kanë gjithashtu të drejtë të kërkojnë anulimin, transformimin në formë anonime ose bllokimin e të dhënave të përpunuara në shkelje të ligjit, si dhe të kundërshtojnë në çdo rast, për arsye të ligjshme, përpunimin e tyre.

Në rastin kur përdoruesi nuk dëshiron të marrë më informacione të tilla, ai mund të anulojë regjistrimin duke klikuar në link poshtë newsletter te "unsubscribe" ose duke dërguar një email bosh me subjekt “unsubscribe” në adresën [email protected]

Titullar dhe përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale :
Albawings Sh.P.K
Tirana Business Park, Building 07, 3rd floor,
Rinas road, 1039, PO BOX: 260\1,
Tirana, Albania