Cuneo
Një destinacion ëndërr për të gjithë.
Book flight
Tirana
To Cuneo
Cuneo
Një destinacion ëndrrash për të gjithë.Qytete të bukura historike me një shtrirje të gjërë malore në Provincën e Kuneos.Peisazhi ofron një larmi të madhe që nga luginat e harlisura ,vreshtat dhe rezervat natyrore kodrash të gjelbra duke treguar malet e mbuluara me borë që ndërpriten nga kështjellat me stilin e tyre origjinal,qytetet me kulla dhe fshatrat.Si Alba, Saluzzo dhe kryeqyteti rajonal I Kuneos.Në vend prodhohet djathi, cokollata dhe vecanërisht verërat që njihen dhe kërkohen në mbarë botën.Ky vend ofron aktivitete të ndryshme natyrore nga skitë te ekskursionet deri te parqet e kafshëve te egra.
Top Attractions
Piazza Galimberti u quajt keshtu në nder të heroit Italian të Rilindjes Tancredi (Duccio) Galimberti në 1945.Në muret e saj do të gjeni tabelat me shkrimet e famshme të Galimbertit .Sheshit ju deshen 50 vjet që të ndërtohej nëstilin e tij Neoklasik.Eshte një nga vendet më të bukura në Itali dhe gjithashtu një burim I madh krenarie për Kuneon.Aty zhvillohen shumë aktivitete të ndryshme cdo vit dhe perdoret gjithashtu si treg I hapur .Torre Civica(Kulla Civica ),nuk ka vend më ideal për një pamje panoramike të qytetit të Kuneos dhe për rrethinat e saj magjepsëse.Kulla në vetvete është një vend për të mos u humbur dhe gjithashtu pika referuese për të eksploruar lagjen e vjetër të qytetit.Kisha San Francesco mban Museo Civico (Muzeun Civil) të Kuneos.Kisha e braktisur prej njëqind vitesh,tani ruan një koleksion të artit rajonal.Ajo është restauruar por akoma ruan ndjesine e saj historike.Limone Piemonteështë kryeqyteti I Kuneos I cili njihet për aktivitetet e saj të skijimit.Ajo është një nga rajonet më të vjetra të skijimit në Itali.Kjo zonë u bë një “stacion skish” në 1897 qëkur filloi historia e skijimit në Limone.Parku Natyror Alpi Marittime-Ky park dikur ishte rezidenca e familjes mbretërore dhe një vend gjuetie gjatë shekullit të 19-të.Për adhuruesit e natyrës ky vend nuk duhet humbur.Muzeu Dioqez San Sebastiano ishte një kishë e braktisur përpara se te bëhej muze.Pas disa vitesh ristrukturimi,tani ai mban disa nga pikturat më të pacmueshme të Kuneos,kanavacet prej vaji,relike dhe disa sende te vjetra të kishës.Muzeu gjithashtu përmban një librari I ngritur në bashkëpunim me Librarinë e Stella Maris të Kuneos.Kafja San Sebastian ndodhet gjithashtu Brenda muzeut,një vend I rehatshëm për të ngrënë dicka ndërkohë që viziton këtë vend.Parku Ujor Gesso e Sturaështë I madh dhe I harlisur I vendosur në mes të dy lumenjve binjakë Gesso dhe Stura Lanzo të kësaj zone.Ky është një vend ideal për marshime,vrapime,ture me bicikleta,piknike dhe ajër të pastër.Shijoni pamjen e lumenjve,të maleve dhe të qetësisë së kësaj zone.Nëse doni ta vizitoni gjatë stinës së dimrit sigurohuni që të vizitoni Frabosa Soprana 25kilometër në juglindje është një nga vendet kryesore të skijimit në rajon.Atraksione të tjera në këtë zonë përfshijnë Shpellat e Bossea,një varg prej 2 kilometrash shpellash magjepsëse.
Ushqimi
Specialiteti vendas i rajonit të Kuneos përfshin një shumllojshmëri djathrash dhe mishrash të konservuar,kërpudha nga zonat përreth Alba. Zbuloni shijet e ushqimeve të zonës dhe pasurinë e specialiteteve tradicionale të restoranteve Piemonteze të Kuneos.Nëse ju pelqën diçka ndryshe provoni një nga ushqimet tipike italiane ose ndërkombëtare.


Shikoni destinacionet e tjera