Bari
Një qytet tipik detar dhe tregu
Book flight
Tirana
To Bari
Bari
Një qytet tipik detar dhe tregtar. Bari është kryeqyteti I rajonit të Apulias,qyteti I dytë më I madh në jug të Italisë.Qyteti u zhvillua industrialisht në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të dhe tani është I mirënjohur për një panair të rëndësishëm tregtar,më I madhi në jug.Turistët e vizitojnë Barin për ndërtesat e tij historike,kryeveprat e artit ,qëndrën magjepsëse të qytetit gjithashtu dhe plazhet që rrethojnë zonën.
Top Attractions
E jashtëzakonshmja La Città Vecchia(Qyteti I Vjeter)plot me rrugica të ngushta dhe gjarpërore që e bën atë një vend joshës për të shëtitur përreth.Do të gjeni të gjitha monumentet e rëndësishme mesjetare si:kështjellën Sëabian dhe shumë kisha ,duke përfshirë Katedralen San Sabino dhe Baziliken San Nicola.Kur të ndiheni të uritur do të gjeni shumë bare dhe restorante që do tju ofrojne ushqim të jashtëzakonshëm.Kështjella Normanno-Svevo –kjo ndertesë u ndërtua nga Roger II (1139) dhe u shkatërrua dy herë nga populli I Barit në protestë të tiranisë së Normanëve.Më në fund , Frederick II e rindërtoi atëthuajse tërësisht,midis viteve 1233-1240.Bazilika San Nicola ,kjo kishë e bardhë gëlqerore magjepsëse u ndërtua në vitet 1087-1197 dhe mbart eshtrat e San Nicola(qëështë I njohur si Santa Klaus).Është një kishë Katolike dhe Ortodokse dhe për këtë arsye është vendi I Peligrimazhit vjetor për shumë njerëz nga e gjithë bota.Katedralja San Sabino e quajtur kështu për nder të Bishopit San Sabino ështëkisha kryesore e Barit.Ajo u ndërtua fillimisht në stilin Bizantin në shekullin e 11-të por u shkatërrua në 1156 dhe më pas u rindërtua përsëri në stilin Romanesk në vitin 1170.Katedralja është një nga atraksionet më të rëndësishme të qytetit:padiskutim e rëndësishme për tu vizituar!Grotte Di Castellana(Shpella Castellana)-Ky varg shpellash (40 kilometër në juglindje të Barit)është më I madhi në Itali.Ato janë3 kilometër të gjata dhe 71 metër të thella dhe përfshijnë korridore të thella nëntokësore me qindra stalaktite dhe stalakmite të formuara prej mijëra vitesh nga erezioni I ujit dhe shkëmbinjve gëlqerore.Alberobello ndodhet 60 kilomëter larg qëndrës së Barit dhëështë padyshim një nga qytetet më piktoresk në botë I gjithi I ndërtuar me shtëpiza të vogla.Padiskutim do të dashuroheni me këtë vend tëvecantë dhe magjik.Për adrenalinëkaloni në Zonën e Adrenalinës parkun e aventurave,një park urban,akrobatik për të kaluar disa orë.Parku është shumë zbavitës dhe me shumë aktivitete sfiduese për të rriuturit,adoleshentët dhe fëmijët.

Ushqimi
Kuzhina Pulieze zakonisht shoqërohet me “orecchiette”(makarona të vogla në formë veshi) të shoqëruara me ‘cime di rapa’(me rrepa sipër),por ka akoma më shumë për këtë rajon sesa vetëm kjo pjatë.Perimet e freskta të këtij rajoni pregatiten me vaj ulliri,hudhra dhe specialitete të tjera si peshk,makarona të bëra në shtëpi dhe supa me bazë drithi.


Shikoni destinacionet e tjera