Ancona
Është mbi të gjitha, një qytet i detit.
Book flight
Tirana
To Ancona
Ancona
Mbi të gjtha është një qytet bregdetar,ky qytet është I bekuar me një vijë bregdetare në jug me uje të pastër dhe plazhe të virgjër me rërë të bardhë të aksesueshëm lehtë.Shumë afër ndodhen qytetet e Loreto,Recanati,Jesi,Urbino dhe kodra e brendshme dhe e famshmja në mbare boten Grotte di Frasassi”Shpellat”
Top Attractions
Moli Vanvitelliana u ndërtua në 1732 si një strehë mbrojtje,sot është zemra e qytetit për sa kohë arti dhe kultura të jenë të lidhura bashkë.Gjatë muajve të verës ajo mirëpret shfaqe në formë teatri ,shaqje baleti dhe koncerte.“Duomo Di San Ciriaco” kjo katedrale mesjetare dominon qytetin dhe portin që nga maja e kodrës Guasco.Prej këtej ju do të gjeni një pamje marramendëse të detit dhe nuk duhet të humbisni as perëndimin.“La Loggia Dei Mercanti” ndërtimi I këtij pallati mesjetar filloi në 1442 për të mundësuar një vend ku tëtakoheshin tregtarët.Stili arkeologjik u influencua nga disa njerëz duke alternuar ide të ndryshme për të ndërtuar pallatin.Amfiteatri Roman u ndërtua gjatë Periudhës Augustine dhe është dëshmitar I ndikimit Roman në qytet.Shpella Grotte di Frasassi,këto shpella mbresëlënëse u zbuluan në 1971 dhe që nga viti 1974 turistët filluan të vinin ti vizitonin. Ekzistojnë tre shtigje të ndryshme me nivele të ndryshme të ashpërsie.Ato ndodhen në Genga 67 ,kilometër larg nga Ankona dhe mund të shkohet me tren ose me makinë.Urbino,ky qytet historik listohet nëUNESCO në listën e Pasurisë Botërore që në vitin 1998.Urbino është I njohur si “Djepi I Rilindjes” dhe kur shëtit përgjatë rrugicave të ngushta prej kalldrëmi mund të ndjesh historinë e pasur në muret e ndërtesave
Ushqimi
“Marche “Rajonet e Marke kanë njëvarietet kuzhinash që u zhvilluan gjatëperiudhës sëvarfërisëdhe nevoja për të nxjerrë të ardhura nga gjithcka.Ketu do të gjeni receta të shijshme rurale me bazëpeshku.Pjata tipike përfshin: brodettoall’Anconetana(supë nga peshku I thellësisë së Adriatikut)dhe stoccafisso all’Anconetana(peshk I tymosur ).Mos humbisni ullinjtë e mbushur të stilit Ascolana.

Shopping-u

Vendet ku mund të bëhet Pazar në Ancona janë:: Corso Mazzini, Corso Garibaldi, Corso Stamira, Piazza Roma, Piazza Erbe dhe Piazza del Plebiscito.Këtu ju mund të gjeni gjëra të të gjitha llojeve“Made in Italy”,nga veshjet te cantat,këpucët dhe bizhuteritë.Në të njëjtat rruqë dhe sheshe ndodhen dyqane antikuaresh dhe galeri artesh.Nëse hidhni sytë përreth do të gjeni qeramikë tradicionale dhe dyqane dantellash.


Shikoni destinacionet e tjera