BAGAZHET

Në të gjithë fluturimet e kompanisë, çdo pasagjer mund të marrë vetëm 1 bagazh dore me përmasa të cilat nuk duhet t`i kalojnë 55×40×20cm duke perfshirë mbajtësen dhe rrotat, duke zbatuar rregullat e mëposhtme:

Jo më shumë se 10kg për fluturimet e Albawings

Transportuesi ka të drejtën për të kontrolluar permasat e bagazhit në aeroport me një matës të posaçëm (Sizer) me qëllim që të përcaktojë përshtatshmërinë për transportin në kabinë ose ta kaloj detyrimisht në stivë si bagazh i regjistruar.

Për të gjitha fluturimet e kompanisë lejohet transporti me bagazhin e dorës kundrejt asnjë pagese shtesë si dhe transportimi i këtyre sendeve në rastet kur pasagjeri i ka domosdoshmëri: çantë dore, dosje, laptop, xhaketë ose batanije, çader, bastun, material për të lexuar gjatë fluturimit, ushqim për bebe, karrige me rrota që mund të paloset plotësisht, paterica ose proteza.

Në bagazhin e dorës lëngjet janë të lejuara në sasi të vogla. Këto lëngje duhet të jenë në mbajtës të posaçme me një kapacitet maksimal prej 100 ml (1/10 Litër) ose (100gram). Këto mbajtëse duhet të paketohen në një qese plastike transparente të mbyllur me një kapacitet prej jo më shumë se 1Litër (me përmasa të përafërta 18×20cm). Çdo pasagjer (duke përfshirë dhe foshnjat) kanë të drejtë të marrin vetëm një qese plastike të përmasave të lartë permendura.

Në çdo bagazh dore, pasagjerët duhet të vendosin etiketat me emrin e tyre. Bagazhet pa etiketën përkatëse mund të mospranohen në bord nga kompania. Etiketat identifikuese mund ti gjeni në aereoport tek sportelet e check-in.
Për të gjithë fluturimet e programuara Albawings transporti i bagazhit të stivës bëhet kundrejt pagesës si vijon:

Fluturimet ndërkombëtare bileta të emetuara në website dhe call center:
Tarifa për transportin e bagazheve: Tarifa për kg ekstra
1 bagazh / 20 kg blerja në avance: 10Euro. Blerja në aeroport: 20Euro 10Euro/kg
Deri në 2 bagazhe / 30kg totali blerja në avance: 20Euro. Blerja në aeroport: 40Euro.
SHËNIME
  • Në rastet e blerjes së 2 bagazheve shtesë pesha totale e bagazhit të stives nuk duhet të kalojë 30kg total.
  • Blerja në avancë e bagazheve mund të bëhet me anë të faqes online ose me anë të call center deri në 4 orë përpara nisjes së fluturimit.
  • Zyrat e biletarive në aeroporte mund të aplikojnë një tarifë administrative ekstra në rastet e shtimit të bagazheve apo peshës ekstra.


Në rastet e rezervimit të një bilete vajtje-ardhje, shtimi i bagazhit vetëm për një drejtim është i detyrueshëm të bëhet duke kontaktuar call center të kompanisë ose në sportelin e biletarisë në aereoport në ditën e fluturimit. Mund të paguhen deri në 2 bagazhe shtesë të lejuar për çdo pasagjer. Bagazhi i tretë do të llogaritet si bagazhëme peshë ekstra me një kosto prej 10Euro/kg. Në rastet e biletave të bëra nga agjencitë e udhëtimit IATA, të emetuara në sistemet GDS do të aplikohen kriteret e mëposhtme:

Tarifa për transportin e bagazheve: Tarifa për tejkalim bagazhi Tarifa për tejkalim të peshës
1 Bagazh / 20kg PA PAGESE Nuk lejohet 10Eur/kg
SHËNIME
Në rastet e blerjes nëpërmjet agjencive të udhëtimit kontrolloni çdo herë llojin e tarifës së përdorur, nëseështë WEB apo GDS. Nëse keni paqartësi lutemi të kontaktoni Call Center.


Për arsye shëndetsore dhe sigurie, është vendosur që pesha maksimale e bagazhit të mos e kalojë 32 KG për çante.

Nuk është e lejuar të mblidhet në njëçantë të vetme pesha e lejuar e bagazheve të më shumë pasagjerëve.
Foshnjet (0-2 vjeç)nuk lejohet të kenë bagazh dore në emër të tyre, gjithësesi ushqimet dhe sendet e tjera që u duhen gjatë udhetimit mund të merren Karrocat e fëmijeve janë pa pagesë. Ato mund të merren në bord, ku do të sistemohen nga stafi I bordit në një vënd të sigurt.Karrocat mund të merren nga avioni kur është e mundur, ose tek vendi ku tërhiqen bagazhet në aeroport. Si alternativë, mund ta kaloni karrocën në stivën a avionit së bashku me bagazhet e tjera. Fëmijet (mbi 2 vjeç) kanë të drejtën e një bagazhi dore pa pagesë.
Transportimi i pajisjeve teknike, profesionale sportive dhe pajisjeve josportive, pajisjet e golfit, pajisjet e zhytjes, biçikletat, dërrasa (boards) e sërfit, kitesërfing, snowboarding dhe pajisjet e sërfit dhe skisë në ujë ose dëbore, janë subjekt i një pagese:

• 10 Euro/Kg për fluturim për çdo pajisje të çdo lloji në fluturimet Albawings.

Lutemi të kontaktoni Call Center në numrin +355 45 800100 teksa mbajtja e pajisjeve mund të jetë e limituar për fluturime të caktuara. Në rast se pajisje të caktuara nuk janë check-uar më përpara, kompania pranon pagesën me të njëjtat kushte, edhe në desk-un e check-in në aeroport, gjithnjë në rast se ka vënd në bord.

Biçkletat duhet të jenë tëçmontuara, me timonin e drejtuar përgjatë trupit të biçikletës, me pedalet e çmontuara. Gjithashtu dhe gomat e biçikletes duhet të jenë tëshfryra. Pasagjeri duhet gjithashtu të firmosë një formular ku shpjegohet që nuk mbahet asnjë përgjegjësi në rast dëmtimesh gjatëtransportit. Gjithashtuështë e mundur të telefonohet shërbimi iCall Center për të kërkuar më shumë informacione mbi paketimin apo transportimin e biçikletës.
Është e mundur marrja në bord e një instrumenti muzikor si Violinçel; duke rezervuar dhe paguar për një karrige shtesë me cmimin e një bilete të një pasagjeri të rritur, me kusht që të jetë me dimensione të paracaktuara të vendosura nga Kompania Ajrore.

Në këto kushte instrumenti duhet të transportohet në një valixhe të fortë, të padeformueshme dhe mos i kalojë permasat: (52cm x 40cm x 135cm).

Për më shumë informacion dhe për të rezervuar një sedilje shtesë jeni të lutur të kontaktoni me Call Center. Marrja e përgjegjësisë në bord është përgjegjësi e ekuipazhit. Mund të telefononi Call Center +355 45 800 100 deri në 72 orë përpara nisjes , për të kontrolluar disponibilitetin e hapësirës në avion për transportimin e instrumentave muzikore.