Përkufizimet dhe rregullat e interpretimit në këtë artikull zbatohen në këto Kushte të Përgjithshme të transportit.

TË RRITUR- pasagjerë të cilët në datën e udhëtimit janë mbi 12 vjec. Ky përkufizim zbatohet për qëllime tarifore.

SHËRBIMET SHTESË - nënkupton çdo produkt dhe shërbim të marrë nga Ju në lidhje me transportin ajror të marrë nga palët e treta, për shembull: makina me qera, akomodimi në hotel.

DESTINACIONI MBËRRITËS: destinacioni mbërritës siç është në itinerar dhe në bazën tonë të të dhënave I cili nuk është vendi i nisjes .

BAGAZH: nënkupton sendet tuaja që ju shoqërojnë gjatë udhëtimit,si bagazhe të rregjsitruara (stive),bagazhe dore dhe sende personale.

ETIKETA E IDNENTIFIKIMIT TË BAGAZHEVE - nënkupton dokumentin që i lëshohet pasagjerit si provë e bagazheve të rregjistruara, me një numër identifikimi I cili është I njëjtë I vendosur dhe ne bagazh .Dokumenti gjithashtu tregon numrin dhe peshën e bagazheve të rregjistruara.

BAGAZHET E LEJUARA-maksimumi I bagazheve që mund të transportohen pa pagesë në fluturimet me Albawings. Kjo ndryshon në varësi të çmimit , vendit të nisjes dhe vendit të mbërritjes të fluturimit.

PAGESA PER TEJAKLIM TË PESHËS SË BAGAZHIT-pagesa shtesë që duhet të paguajë pasagjeri për udhëtimin në fluturimet me Albawings ,nëse bagazhi tejkalon limitin e treguar në biletë.

KARTA E IMBARKIMIT: është një dokument që lëshohet në tavolinën e pranimit (check-in) në bazë të kodit të rezervimit tuaj apo itinerarit tuaj dhe një mjet identifikimi i vlefshëm që ju lejon ju të hypni në avion.

NUMRI I REZERVIMIT-një kod alfanumerik (me numra dhe shkronja) të lëshuar nga kompania ose palët e treta për pasagjerin, për të identifikuar rezervimin e bërë.

SHËRBIMI I KLIENTIT( Call Center) : Shërbimi I klientit ofrohet nëpërmjet telefonit , numrat aktualë të telefonit gjenden në faqen zyrtare të Internetit, për të marrë informacion të përgjithshëm mbi fluturimet, për të marrë informacion si të bësh blerjen e biletës apo për të blerë biletat, për të bërë ndryshime të emrit të pasagjerit, datën, orën e fluturimit, itinerarin sipas rregullave të çmimeve të blera.

KOMPANIA (kompania ajrore): entiteti juridik që ofron transportin ajror të pasagjerëve dhe bagazheve,p sh , Albawings dhe te gjitha kompanitë e tjera ajrore që kanë marrëveshje për të kryer transportin tërësisht ose pjesërisht.

MARRËVESHJET PËR CHARTER : një kontratë e nënshkruar për transportin në përputhje me kushtet e përgjithshme të transportit.

Bileta ``Charter”-Një dokument identifikimi i shitur nga Operatori Turistik si pjesë e një pakete turistike. Pasagjerët që mbajnë një biletë të tillë nuk janë të detyruar të respektojnë dispozitat e artikujve që i referohen shtesave të bagazheve. Këto kushte ju referohen atyre në kushtet e blerjes që i ofron operatori turistik.

RREGULLA TË PËRGJITHSHME: kur nuk parashikohen shprehimisht në këto kushte të përgjithshme, ju lutem referohuni rregullores së mëposhtme: Regullorja(EC)No. 2027/97,ndryshuar nga Regullorja (EC) No. 889/02,Rregullorja (EC) No. 889/02 dhe Konventa e Montrealit.

BAGAZHET E RREGJISTRUARA: Bagazhet që ne marrim përsipër për transportit dhe për të cilat lëshojmë një etiketë identifikimi të bagazheve dhe e leshojmë në kohën e marrjes së bagazhit në dorëzim.

FËMIJË-pasagjerë të cilët në datën e udhëtimit janë nga 2 në 12 vjec. Ky përkufizim zbatohet për qëllime tarifore.

BASHKËPUNIM ( CODE SHARE)-transporti I kryer në bashkëpunim me një linjë tjetër ajrore, ku kompania është I ndryshëm nga lëshuesi I biletës.

KUSHTET E KONTRATËS: kushtet që përmban itinerari juaj, këto kushte të përgjithshme të Transportit dhe Politikat e Privatësisë. Rezervimi nënkupton njohjen e plotë dhe pranimin e kushteve. Nëse rezervimi është bërë online, pasagjeri merr përsipër përgjegjësinë.

KONTRATA (PËR TRANSPORTIN AJROR):kontrata për transportin ajror të pasagjerëve dhe bagazheve mes jush dhe Albawings, në përputhje me kushtet e kontratës, në bazë të së cilës ne ju transportojmë ju dhe bagazhin tuaj nga vendi I nisjes në vendin e mbërritjes. Kontrata përfaqësohet nga itinerari dhe etiketa e bagazheve.

KONVENTA: Konventa e Montrealit për Unifikimin e Disa Rregullave në lidhje me Transportin Ndërkombëtar Ajror nënshkruar në Montreal më 28 Maj 1999 , I ndryshuar dhe plotësuar herë pas here.

VENDET E PREKURA NGA UDHËTIMI: janë të gjitha vendet që përfshijnë :Vendin e nisjes,Vendin e mbërritjes dhe çdo vend ndalimi që është përcaktuar.

EKUIPAZHI: personel I autorizuar që performon detyrat në bordin e avionit si:pilotët, shoqëruesit e kabines, stafi i sigurisë dhe stafi teknik.

DITËT: ditët kalendarike që përfshijnë shtatë ditët e javës me qëllim që të shënojnë ditën e dërgimit të informacionit, ku dita kur është dërguar informacioni nuk llogaritet në afatin e caktuar.

BE:Bashkimi Europian ,përfshin shtetet e saj anëtare.

RRETHANAT E JASHTËZAKONSHME: shkaqet dhe/ose rrethana jashtë kontrollit të Albawings të cilat nuk mund të shmangen edhe nëse janë marrë të gjitha masat; paqëndrueshmëria politike, kushtetmetereologjike të papërshtatshme për kryerjen e fluturimit; rreziqet e sigurisë, grevat, mangësi e të papritura gjatë fluturimit dhe menaxhimi I trafikut ajror,v endime të cilat krijojnë vonesa të gjata dhe ndikojnë në anulimin e një ose më shumë fluturimeve.

Çmimi : çmimi i transportit ajror nga vendi i nisjes në vendin e mbërritjes. Çmimi përfshin taksat dhe tarifat (duke përfshirë dhe tarifat e aeroportit dhe taksat qeveritare)dhe çmimi më i ulët i mundshëm i tarifave për shërbime të tjera të pashmangshme për qëllim të rezervimit.

TARIFAT PËR SHËRBIME TË TJERA/SHËRBIMET TARIFORE: tarifat e pagueshme për shërbime të ndryshme në lidhje me transportin ajror sic përcaktohet në faqen zyrtare në Internet.

KUSHTET E PËRGJITHSHME TË TRANSPORTIT: dispozitat e aplikueshme për transportin ajror të pasagjerëve dhe bagazheve të kryera nga Albawings siç përcaktohen në Kushtet e përgjithshme të Transportit.

LIGJET QEVERISËSE:. ligjet e Shqipërisë si në fuqi.

IATA: Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.

FOSHNJA: një fëmijë mosha e të cilit është nën 2 vjeç në datën e udhëtimit , por që është më i madh se dy javë në datën e udhetimit.

ITINERARI: dokumenti i lëshuar për pasagjerët pas pagesës së plotë të çmimit për Albawings ose në rast ndryshimi të rezervimit nga pasagjeri dokumenti i lëshuar për pasagjerin si pranimi këtyre ndryshimeve nga Albawings. Itinerari përmban emrin e pasagjerit, detajet e fluturimit vendin e nisjes dhe mbërritjes dhe vendin transit nëse ka, kohën e nisjes dhe mbërritjes, numrin e vendeve nëse janë blerë; ky eshtë informacion i rëndësishëm që përcakton kushtet e kontratës. Nëse ju e keni bërë rezervimin nëpërmjet numrit tonë të Call Centre, Ju do të merrni nëpërmjet emailit kodin e rezervimit në përputhje me kushtet e përgjithshme të transportit.

ETIIKETA E BAGAZHIT: dokumenti që deklaron përgjegjsinë tonë për bagazhin e rregjistruar dhe që është dëmtuar , apo nuk është në gjëndjen e mëparshme ashtu sic është pranuar nga ne për transport. Etiketa regjistron mangësitë dhe karakteristikat e lartpërmendura.

KONVENTA E MONTREALIT-Konventa për `Unifikimin e Rregullave të Veçanta në lidhje me Transportin Ndërkombëtar Ajror', nënshkruar në Montreal më 28 maj 1999.

PASAGJERI, JU :personi I quajtur si pasagjer në itinerar që do të transportohet me avion me miratimin tonë.

PASAGJERËT ME LËVIZJE TË KUFIZUARA OSE ME NEVOJA TË VEÇANTA: nënkupton pasagjerët që kanë vështirësi në lëvizje apo paaftësi fizike (ndijore apo lëvizëse) probleme mendore, mosha e tretë, sëmundje, apo ndonjë shkak tjetër të paaftësisë që kërkon një vëmëndje të veçantë për transportimin e tyre.

SENDET PERSONALE : nënkupton ato sende të listuara në paragrafin 14.1.4 të Kushteve të Përgjithshme të Transportit që lejohen të merren me vete në kabinë në çantën e dorës pa pagesë.

PIR-Raporti I Dëmtimit te Sendeve/ Raporti i parregullsisë së pronës: Formulari është i disponueshëm në zyrat e aeroportit I cili duhet të plotësohet nga pasagjeri në rast të humbjes së bagazheve në mbërritje (në rast vonese apo humbje )apo bagazhi të dëmtuar.

VENDI I NISJES: aeroporti i treguar në itinerarin dhe në bazën tonë të të dhënave si pikënisje e transportit nga ajri.

VENDI I MBËRRITJES: aeroporti i destinacionit mbërritës të transportit n i shënuar si i tillë në itinerarin dhe në bazën tonë të të dhënave.

POLITIKA E PRIVATËSISË: Politikat në faqen tonë zyrtare të internetit që rregullojnë dhe ruajnë privatësinë e të dhënave tuaja.

RREGULLORJA 261:(EC) No. 261/2004 e Parlamentit dhe Këshillit Europian, i ndryshuar ose plotësuar herë pas here.

AGJENTI: nënkupton individin në moshë madhore me fuqi të plotë ligjore që vepron si agjent për pasagjerin dhe bën rezervimin në emrin e tij/saj,për llogari të tij/saj dhe i cili merr përsipër detyrimet e përcaktuara në Nenim 6.1.7 dhe 6.1.8. Agjenti përfshin gjithashtu dhe personin ose kompaninë që na paguan totalin e Çmimit sic thuhet në itinerarin e pasagjerit dhe në agjensinë e udhëtimit.

ORARI: orari i nisjes dhe mbërritjes së fluturimeve individuale të përcaktuara nga Albawings dhe të publikuara në faqen tonë zyrtare të internetit.

SDR; E drejta e tërheqjes speciale siç përcaktohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. (Vlera e tanishme e kësaj njësie të monedhës mund të gjendet në faqen e internetit të FMN-së - www.imf.org - dhe në faqet financiare të gazetave kryesore).

OFRUESI I SHËRBIMIT:do të thotë një ofrues i palës së tretë që ofron shërbime shtesë.

TARIFAT: rregullat dhe kushtet i gjeni në faqen tonë të internetit në lidhje me çmimin total, tarifat dhe pagesat për shërbime të ndryshme të ofruara nga Albawings.

NUMRI I BILETËS: numri unik dhe progresiv që identifikon biletën për transportin ajror të çdo pasagjeri të lëshuar vetëm pas pagesës së plotë të biletës.

ÇMIMI TOTAL: çmimi total që paguani për të gjitha shërbimet që ju ofrohen nga Albawings, i cili përfshin taksën për transportin ajror dhe tarifat për shërbime te tjera që Ju keni blerë në faqen tonë të internetit.

DOKUMENTET E UDHËTIMIT: dokumentet që kërkohen në vendin e nisjes për të kaluar kufirin, për tëqëndruar transit apo për të qëndruar në destinacionin mbërritës.

MINOREN I PASHOQËRUAR/UMNR: të gjithë pasagjerët të cilët në datën e udhëtimit janë në moshën nga 6 deri në 14 vjec dhe të pashoqëruar nga një person që ka mbushur 18 vjec.

BAGAZHET E DORËS: përveç bagazhit të rregjistruar(stivës) ky është bagazhi që ju merrni në kabinë dhe është nën kujdesin tuaj përgjatë gjithë udhëtimit.

FAQA ZYRTARE E INTERNETIT: www.albawings.com

NE, ALBAWINGS :I referohet Albawings sh.p.k punonjësve dhe agjentëve të saj.

Titujt e artikujve janë vetëm për lehtësi dhe nuk duhet të ndikojnë në interpretimin e këtyre kushteve të përgjithshme.

Çdo frazë e paraqitur me termat “përfshirë”,”përfshijnë”,”në veçanti” apo shprehje të ngjashme do të interpretohen si ilustrative dhe nuk do të kufizojnë kuptimin e fjalëve që paraprijnë këto kushte.
2.1 Dispozitat e Përgjithshme

2.1.1 Dispozitat e këtyre Kushteve të Përgjithshme të transportit si pjesë të kontratës hyjnë në fuqi në datën e lëshimit të biletës të itinerarit nëse Albawings është cilësuar si kompania që kryen transportin.

Përvec këtyre kushteve të përgjithshme të transportit, çdo shërbim ka termat dhe kushtet e saj të aplikueshme që rregullon shërbimet e saj. Ju lutemi sigurohuni që t`i lexoni këto terma dhe kushtet e përgjithshme të transportit, dhe çdo term dhe kusht për çdo shërbim shtesë të siguruar nga Ofruesi përkatës i Shërbimeve, përpara se te përfundoni transaksionin juaj me Ne ose Ofruesin e Shërbimeve (respektivisht).

2.2 Transporti Charter Nëse transporti kryhet sipas Marrëveshjes për Charter, këto Kushte të Përgjithshme zbatohen vetëm në masën ose me ndryshimet e përcaktuara në biletën e Charterit ose në rregulloren e Charterit.

2.3 Mospërputhja Ligjore

Në rast se ndonjë dispozitë e këtyre Kushteve të Përgjithshme të Transportit është në kundërshtim me dispozitat e detyrueshme të çdo ligji në fuqi, atëherë aplikohet ligji që është në fuqi. Dispozitat e tjera të këtyre Kushteve të Përgjithshme të Transportit megjithatë mbeten të vlefshme.

2.3.1Kushtet e Përgjithshme të Transportit dhe Politikat e Albawings

Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këto Kushte të Përgjithshme të Transportit, në rast të mospërputhjes ndërmjet kushteve dhe politikave të tjera te subjekteve të veçanta, Kushtet e Përgjithshme të Transportit do të mbizotërojnë.

2.4 Kushtet e Shërbimeve Shtesë Nëse blini Shërbime shtesë gjatë prenotimit apo I shtoni shërbime shtesë prenotimit tuaj, pas përfundimit të rezervimit tuaj kushtet për çdo shërbim lidhen ndërmjet Jush dhe Ofruesit të Shërbimeve përkatëse. Çmimi për çdo Shërbim shtesë ofrohet nga Ofruesi përkatës i Shërbimeve. Nëse ju pranoni kuotën dhe pagesa kryhet përmes faqes së internetit, atëherë pranimi i kuotës nga ju na autorizon që të marrim pagesën e plotë të Ofruesit për shërbimet në emrin tuaj (nëse është e aplikueshme). Në disa raste, pagesa për Shërbimet Shtesë paguhet nga Ju direkt tek Ofruesi i Shërbimeve.
3.1. Ne ruajmë të drejtën për të ndryshuar tarifat Tona. Informacionin mbi tarifat tona mund ta merrni nëpërmjet Sherbimit te Klientit.

3.2. Punonjësit dhe agjentët tanë janë të detyruar të zbatojnë tarifat tona.

3.3. Tarifat që janë në fuqi në kohën e blerjes së shërbimit të caktuar do të zbatohen për atë blerje.

3.4. Nëse bëni një rezervim dhe / ose blini ndonjë nga shëbimet në lidhje me transportin ajror siç përcaktohet në faqen e internetit, në biletarinë tonë në aeroport, Juve mund t'ju kërkohet të paguani një tarifë shtesë shërbimi. Informacioni për çdo tarifë shtesë të ngarkuar nga agjenti ynë është I paraqitur tek agjenti në aeroport.

Orari i nisjes dhe mbërritjes të treguar në itinerar dhe në vende të tjera janë subjekt ndryshimi. Ne ruajmë të drejtën për t`i ndryshuar ato. Ky ndryshim bazohet në nenin 15.
5.1 Përfundimi i Kontratës për transportin ajror dhe përmbajtja e tij

Kontrata per transportin quhet e përfunduar pas kryerjes së pagesës së plotë të çmimit total dhe leshimi e biletës nga ne. Kushtet e kontratës zbatohen për Transportin Ajror të lidhur midis jush dhe Nesh.

5.2 Itinerari

1. Itinerari vërteton lidhjen e kontratës për transportin ajror mes jush dhe nesh dhe asnjë biletë shtesë nuk do të lëshohet. Do të transportohet vetëm personi emri i të cilit është në biletë. Nëse nuk e keni me vete biletën në tavolinën e check-in(it) duhet të na tregoni kodin tuaj të rezervimit dhe një dokument identifikimi të vlefshëm për udhëtim.

2. Nëse ju keni bërë ndonjë ndryshim në rezervimin tuaj (siç parashikohet në rregulloren e Përgjithshme të Transportit Ajror) ne do t`ju lëshojmë Juve një biletë të re si dëshmi të pranimit të ndryshimeve që ju keni kërkuar. Në rast të tillë, Itinerari I ri I lëshuar rishtaz do të jetë pjesë e Kontratës për Transport.

3. Ju mund të kërkoni zëvendësimin (ri-dërgimin) e itinerarit tuaj ose kodin tuaj të rezervimit duke telefonuar Call Centre.

6.1 Rezervimi

6.1.1 Ju mund të bëni rezervimin tuaj nëpërmjet faqes së internetit ose duke telefonuar Call Centre, nëpërmjet një agjensie udhëtimesh të autorizuar ose në biletarinë tonë në aeroport (shikoni 6.1.4)

6.1.2 Shuma do të tërhiqet nga nga karta e kreditit që do të mundësoni ju.

Vetëm në raste kur parashikohet ndryshe, bileta do t`ju jepet në momentin që do të kryeni rezervimin. Pasagjeri duhet të paguajë çmimin total të rezervimit në të njëjtën kohë që do të bëhet rezervimi. Me të kryer pagesën e çmimit dhe shërbimeve të tjera, kompania ose Ndërmjetësi konfirmon rezervimin duke dërguar`` Kodin e prenotimit``dhe`` Numrin elektronik`. Nëse pagesa nuk kryhet korrektësisht kompania mund të anullojë prenotimin.

6.1.3 Kontaktoni Call Centre në numrin +355 45 800100 për informacione të përgjithshme, rezervime, kërkesa të ndryshme apo modifikime të rezervimit tuaj, çdo ditë nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes.

6.1.4 Zyrat e biletarisë ndodhen në çdo aeroport ku kompania jonë operon. Nga shërbimi që do të merrni në zyrat e biletarisë në aeroport ju mund të tariofoheni me një pagesë shtesë për shërbimin e kërkuar “e parimburshueshme” që nuk varet nga kompania ajrore.

6.1.5 Në rastet kur rezervimi është bërë nëpërmjet Call Centre , Kompania I dërgon pasagjerit “Kodin e Prenotimit” me detajet e fluturimit nëpërmjet emailit që ai jep gjatë procesit të rezervimit.Që prenotimi të jetë i vlefshëm pagesa duhet të jetë bërë e plotë dhe bileta të përmbajë “Numrin Elektronik”

“Kodi I Konfirmimit” mban dhe “Numrin Elektronik” të cilët dorëzohen në fund të procedurës së rezervimit, kjo përbën dokumentin e udhëtimit dhe është gjithashtu një dokument tatimor i vlefshëm pasi është ekuivalent me një faturë tatimore.

6.1.6 Jeni të lutur të na mundësoni informacionin e saktë të kontaktit tuaj tek I cili mund t`ju kontaktojmë në çdo moment (numrin e telefonit, numrin e celularit, adresën e postës elektronike).Duhet të siguroheni që adresa e postës tuaj elektronike të jetë e saktë. Gjithë informacioni I rezervimit I dërgohet vetëm adresës elektronike që specifikohet në kohën gjatë procedurës së rezervimit. Albawings nuk mban përgjegjësi për çdo informacion të pasaktë që ju jepni gjatë procedurës së rezervimit .

6.1 7 Nëse agjenti që bën rezervimin nuk është pasagjeri që do të udhëtojë, është i detyruar të pranojë Kushtet e Përgjithshme të udhëtimit në emër të pasagjerit për të cilin bëhet rezervimi.

6.1.8 Në rastet kur agjenti që po bën rezervimin nuk është pasagjeri dhe ai/ajo mundëson detajet e tij personale të kontaktit atëherë ju pranoni që:

-agjenti që bën rezervimin është përgjegjës për marrjen dhe transmetimin/korrespodencën (çdo ndryshim,anullim) nga ne ose Ofruesit e Shërbimeve tona në lidhje me rezervimin për të gjithë pasagjerët. Ai duhet të njoftojë pasagjerët për çdo njoftim që dërgohet nga Albawings dhe që prek prenotimin e bërë.

-duke pranuar Kushtet e Përgjithshme të Transportit, agjenti që bën rezervimin konsiderohet që ka rënë dakord për të dhënë të gjitha detajet personale të kontaktit për qëllimin e rezervimit (Politikat e Privatësisë) duke e autorizuar këtë agjent për të vepruar në emrin e pasagjerit, duke pranuar të përdorë kontaktet e tij për të mbajtur korrespodencën e nevojshme me kompaninë dhe pasagjerin.

6.1.9 Kur rezervimi bëhet nga një palë e tretë (në faqen e internetit),(agjensi udhëtimi) ateherë pala e tretë konsiderohet rezervuesi/agjenti.Eshte detyra e palës së tretë të mundësojë gjithë informacionin e nevojshëm për kryerjen e rezervimit dhe bërjen e pagesës së tarifës.

6.1.10 Jeni të lutur të na mundësoni të dhënat tuaja personale ashtu siç janë ne mjetin tuaj të identifikimit ( pasaportën që do të përdoret për të udhëtuar).Nëse ju nuk jepni informacionin e saktë atëherë do të paguani një tarifë shtesë për të korrigjuar emrin e pasagjerit.Tarifat do ti gjeni në faqe tonë të internetit apo duke telefonuar Call Centre. Shikoni Nenin 6.4 për më tepër detaje.

6.2 Detajet e rezervimit

6.2.1 Nëse kërkoni asistencë të veçantë ( përfshirë por jo vetëm, një qen udhërrëfyes),jeni të lutur që të na informoni për pamundësinë tuaj fizike dhe llojin e ndihmës që ju kërkoni për të kryer transportin tuaj. Ju duhet të kërkoni këtë shërbim të veçantë 72 orë përpara orarit të fluturimit,duke telefonuar Call centre në numrin e tel +35545800100.

6.2.2 Duke qënë se ne nuk mund të verifikojmë gjëndjen tuaj shëndetësore, nëse keni ndonjë sëmundje tepër serioze apo transmetueshme apo çdo lloj gjëndje fizike ju duhet të merrni miratimin nga mjeku juaj nëse jeni I aftë apo jo për të udhëtuar me avion. Në përputhje me dispozitat e këtyre rregullave të përgjithshme të transportit ajror, kompania nuk mban përgjegjësi për përkeqësimin e gjëndjes shëndetësore të pasagjerit apo çdo incident tjetër.

6.2.3 Ne kemi të drejtë t`ju kërkojmë një çertifikatë mjekësore që konfirmon se Ju jeni I aftë të udhëtoni me avion, duke detajuar aprovimin nga mjeku që mund të udhëtoni me avion,në të gjitha rastet e përmendura në paragrafin 6.2.1 dhe në çdo rast tjetër kur kompania dyshon se Ju nuk plotësoni të gjitha kushtet mjekësore për të udhëtuar,kompania do kërkojë që të udhëtojë bashkë me ju dhe eskortë mjekësore e kualifikuar.

6.2.4 Nëse pasagjeri nuk përmbush të gjitha kërkesat e Nenit 6.2.1,6.2.2, dhe 6.2.3 apo në rastet kur kompania nuk mund të ofrojë kushtet e nevojshme për nevojat tuaja të veçanta për t`ju transportuar, atëherë kompania do të anullojë rezervimin tuaj.

6.2.5 Nëse doni të merrni sende të veçanta në udhëtim apo sende të kushtëzuara, ju duhet të informoheni nëpërmjet Call Centre( shikoni Nenin 14). Për informacione të mëtejshme vizitoni faqen tonë të internetit.

6.3 Vendet

Zgjedhja e vendeve në kohën e rezervimit është subjekt i një pagese shtesë.

Albawings operon me një sistem të caktuar të blerjes së vendeve.

Në varësi të disponueshmërisë, Ju mund të zgjidhni një vend tjetër duke paguar tarifën e aplikueshme si më poshtë:

Rresht 1- 4 14.99EUR

3 rreshtat e fundit 2.99 EUR

Pasagjeri I cili zgjedh të mos paguajë për një vend , do t`i caktohet në check-in një vend I rastësishëm që nuk mund të ndryshohet. Në rastet e heqjes dorë vullnetarisht nga vendi i blerë apo ndryshimin e fluturimit, shuma e paguar për blerjen e vendit është e parimbursueshme.

Vendet në bord vendosen vetëm gjatë Check-in(it)

• vende dritare ose rresht;

• rreshtat anësore ose qendrore;

• Pozicioni brënda aeroplanit, pra pjesa e përparme / në qendër /pjesa e pasme.

Kompania mund ose nuk mund të jetë në gjëndje të plotësojë preferencën tuaj në bazë të disponueshmërisë ose faktorëve të tjerë në varësi të rregulloreve të sigurisë në bord.

6.3.1 Ndryshimi I vendeve të blera

Pasi të jeni në bordin e avionit mund tju kërkohet që të ndryshoni vendin për arsye operacionale apo sigurie. Në raste të tilla ju lutem ndiqni instruksionet e ekuipazhit të kabinës.Nëse do të jetë nevoja që të ndryshoni vendin, atëherë ju keni të drejtë për rimbursimin e tarifës që keni paguar për të blerë vendin.(nëse nuk ju përfshin pika 6.3.2)

6.3.2 Vendet e Veçanta

Për arsye sigurie janë disa vende që nuk janë të përshtatshme për të gjithë pasagjerët. Këto vende ndodhen në rreshtin e parë të avionit, në daljet e emergjencës tek krahët e avionit dhe në rreshtin e fundit. Për shembull, nëse ju udhëtoni me një fëmijë ju nuk mund të blini vendet në rreshtin e parë apo tek daljet e emergjencës.

Pasagjerët që kanë nevojë për asistencë të veçantë si karrige me rrota (WCHC/S) dhe fëmijët që udhëtojnë të pashoqëruar (UMNR) nuk mund të blejnë një vend në momentin e rezervimit të biletës; atyre do t`i vendoset një vend në avion sipas proçedurave të kompanisë.

Në rastet e pamundësisë për caktimin e vendit të blerë, për shkak se mund të jetë e papërshtatshme për pasagjerin, pagesa shtesë nuk do të rimbursohet.

6.3.3 Anullimet apo ndryshimet e rezervimeve nga pasagjerët

Nëse dëshironi të bëni ndonjë ndryshim në rezervimin tuaj sipas nenit 6.4, apo të anuloni rezervimin tuaj sipas nenit 6.5, pagesa shtesë e bërë për vendin e zgjedhur nuk do të rimbursohet sipas nenit 6.4 ose 6.5 respektivisht.

6.3.4 Ndryshimet nga Albawings

Në rastet kur Albawings ndryshon itinerarin apo orarin e planifikuar të fluturimit, siç është në prenotimin tuaj sipas nenit 15.1 , apo në rastet kur Albawings anulon fluturimin apo ka vonesa mbi 5 orë apo më shumë dhe ju keni blerë një vend të caktuar gjatë rezervimit të biletës tuaj ,ju keni të drejtë të:

-anulloni prenotimin tuaj dhe pagesa që keni bërë për blerjen e vendit të preferuar do të rimbursohet

-ju mund të kërkoni të zëvendësoni fluturimin tuaj me një tjetër, kompania do t`ju japë të njëjtin vend ose do t`ju caktojë një vend tjetër. Në rastin e fundit, vlera e plotë e tarifës që keni paguar për vendin e zgjedhur do të jetë në dispozicion për ju për zgjedhjen dhe blerjen e një vendi tjetër në fluturimin tjetër, ose do t`ju rikthehet e gjithë tarifa e paguar nga ju për blerjen e vendit.

6.4 Ndryshimi I rezervimit nga pasagjeri

6.4.1 Për te gjitha fluturimet e Albawings, ndryshimet e datës dhe orës së fluturimit do të lejohen ne varësi të disponueshmërisë. Ju mund të vizitoni faqen online www.albawings.com për të bërë ndryshimin, deri në 24 orë përpara nisjes ose kontaktoni Call Center-in deri në 2 orë e 30 minuta përpara nisjes se fluturimit.

Ju duhet të bëni një pagesë shtesë prej 35 Euro për pasagjer plus diferencën mes çmimit të paguar dhe çmimit më të ulët të disponueshëm në momentin që është kërkuar ndryshimi. Në rrethanat kur çmimi i disponueshëm është më i ulët se Çmimi i paguar nga pasagjeri , diferenca nuk rimbursohet.

6.4.2. Nëse dëshironi të ndryshoni emrin e pasagjerit, kjo mund të bëhet me anë të faqes online www.albawings.com, deri në 24 orë përpara fluturimit të parë të itinerarit Tuaj. Për këto ndryshime aplikohet një tarifë fikse prej 80 EUR për pasagjer- E PARIMBURSUESHME.

Ndryshimi i emrit lejohet vetëm nëse bëhet për të gjitha sektorët e e rezervuar të një itinerari.

Ndryshimet e emrit nuk lejohen në rastet e biletave që përfshijnë disa sektorë në rast se njëri nga sektorët është kryer. Biletat me më shumë se 1 drejtim duhet të kenë të njëjtin emër për të gjithë sektorët.

Tarifat e Albawings janë të parimbursueshme.

Ndryshimet në emër- e kufizuar në korrigjimin e emrit / mbiemrit origjinal deri në një maksimum prej tri shkronjave që nuk janë në përputhje me dokumentin e identifikimit vetëm për gabime të qarta shkronjash dhe jo për zëvendësimin e pasagjerit të rezervuar - lejohen përmes Call Center deri 2 orë para koha e nisjes së fluturimit ose në check in.

6.4.3 Nëse ndryshoni rezervimin si më sipër, kompania do t`ju lëshojë një itinerar të ri me ndryshimet që keni bërë. Itinerari i ri i ndryshuar , do të jetë pjesë e Kontratës për Transport.

6.4.4 Ndryshimi i vendit të nisjes ose mbërritjes është i mundur vetëm përmes Call Centre dhe mund të bëhet vetëm deri në 2 orë 30 minuta para kohës së nisjes. Për këto ndryshime, një shtesë prej 35 eurosh - E PARIMBURSUESHME- I ngarkohet pasagjerit , plus diferencës së çmimit fillestar dhe çmimit më të ulët në dispozicion në kohën kur kërkohet ndryshimi.

6.4.5 Për fluturimet e planifikuara me Albawings, rregullat për çdo ndryshim të datës, orës së fluturimit dhe itinerarit mund të ndryshojnë në varësi të çmimit të disponueshëm në kohën e blerjes. Disa çmime promovuese nuk lejojnë ndryshime ose anulime. Për më shumë informacion mund të telefononi Call Centre përpara se të vazhdoni me një rezervim.

6.5 Anullimi i rezervimit nga pasagjeri

Për të gjitha fluturimet e Albawings, në rast të anulimit vullnetar të rezervimit nga ana e pasagjerit, tarifa dhe taksat e karburantit janë të parimburshueshme, përveç nëse specifikohet ndryshe në konfirmimin e rezervimit.

Në rastin e mospërdorimit të biletës, tarifat e qeverisë dhe të aeroportit janë të rimbursueshme dhe një kërkesë për rimbursim duhet të dorëzohet jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë pas datës së fluturimit të rezervuar, duke dërguar një e-mail në [email protected] dhe duke ndjekur udhëzimet e sakta të dhëna në email-in e dërguar në përgjigje.

Taksat e karburantit nuk është e rimbursueshme.

6.6 Anulimi / ndryshimi nga Kompania

Nëse kompania anulon ose ndryshon kohën e nisjes së fluturimit sipas kritereve të mëposhtme, duke i dhënë njoftim paraprak pasagjerit, dhe nëse ky i fundit nuk pranon asnjë alternativë të propozuar nga kompania , e gjithë kostoja e biletës rimbursohet .

Kriteret për ndryshimin e kohës sipas së cilës pasagjeri ka të drejtën e rimbursimit janë si më poshtë:

Për të gjitha fluturimet e Albawings, pasagjerët kanë të drejtën e rimbursimit të plotë të biletës nëse kompania komunikon paraprakisht se koha e deklaruar e fluturimit është afruar 15 minuta ose është shtyrë së paku 25 minuta

Rregulli I mësipërm nuk zbatohet për vonesa të paparashikueshme, domethënë që nuk lejojnë kompaninë t'i komunikojnë ato paraprakisht dhe që ndodhin në ditën e nisjes së fluturimit.

Në rastin e rezervimeve të bëra shumë kohë më parë, është përgjegjësia e pasagjerit të kontrollojë kohën aktuale të nisjes së fluturimit nëpërmjet Call Centre të paktën 72 orë përpara nisjes.
7.1 Totali i Çmimit

7.1.1Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe nga Albawings, çmimi i total përfshin tarifën e biletës, taksat, tarifat për shërbime të tjera. Informacionin rreth çmimit total dhe shumat e tyre përkatëse do t'ju ofrohen gjatë procesit të rezervimit; në faqen e internetit ose nga Call Centre, në varësi të mënyrës se si e bëni rezervimin.

7.1.2 Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe, çmimi përmban vetëm çmimet e transportit nga vendi i nisjes në vendin e destinacionit, taksat dhe tarifat përkatëse. Çmimi nuk përfshin shërbimin e transportit tokësor midis terminaleve të aeroportit ose terminaleve të aeroportit dhe qytetit, apo tarifave për shërbime të tjera të kërkuara nga Ju.

7.1.3 Totali i çmimit llogaritet në përputhje me çmimet e disponueshme në ditën e rezervimit në lidhje me transportin e dhënë siç tregohet në faqen e internetit. Tarifa nuk do të pësojë ndryshim midis datës së rezervimit dhe datës së fillimit të udhëtimit ( përveç rasteve të përcaktuara në nenet 6.4.1 dhe 7.2.3).

7.1.4 Ne rezervojmë të drejtën për të futur çmime promocionale midis datës së rezervimit dhe asaj të udhëtimit Tuaj. Futja e çmimeve promocionale nuk do t'ju japë të drejtën për të kërkuar diferencën midis çmimit total të paguar nga ju për rezervimin tuaj dhe çmimin total promocional.

7.1.5. Çmimet janë të gjitha Klasa Ekonomike.

7.2 Taksat, cmimet dhe tarifat për shërbime të tjera

7.2.1 Çmimet janë ato të vendosura në kohën e rezervimit, për të cilat ka numër të kufizuar të vendeve në dispozicion.

7.2.2 Çmimi përfshin taksat dhe tarifat e vendosura nga qeveritë, autoritetet e tjera ose nga operatorët e aeroportit që operon Albawings , në datën e lëshimit të itinerarit dhe shuma më e ulët e taksave të pashmangshme për shërbime të tjera që janë të nevojshme për të bërë rezervimin dhe blerjen e biletës.

Taksat e aeroportit të pasagjerëve të përfshira në çmim janë pagesa për shërbimet e ofruara nga operatori i aeroportit tek ju, që mbulojnë pranimin e pasagjerëve dhe bagazheve në territorin e aeroportit, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve, në, kontrollin e sigurisë së pasagjerëve, kontrollin e sigurisë së bagazheve, kontrollin e pasaportave, imbarkimin . Gjithashtu aplikohet dhe një taksë tarifë për karburantin.

7.2.3 Duke pranuar këto Kushte të Përgjithshme të Transportit , kompania rezervon të drejtën për të kërkuar që Ju të paguani ndonjë shumë të re ose taksa, tarifa (përfshirë Taksat për Shërbime të Tjera) të rëndësishme për Udhëtimin tuaj të imponuar nga qeveritë, autoritetet e tjera ose nga operatorët e aeroportit nga data e lëshimit të itinerarit dhe asaj të udhëtimit Tuaj, me efekt prapaveprues, siç mund të jetë rasti. Nëse nuk paguani këto shuma ne kemi të drejtë të refuzojmë transportin tuaj në përputhje me Nenin 12. (refuzimi i transportit) Në rast se çmimi total është rritur ndjeshëm si rezultat I rritjes së taksave ose tarifave të vendosura nga qeveria , autoritete të tjera ose nga operatorët e aeroportit, Ju keni të drejtë të anuloni rezervimin dhe ju do të rimbursoheni .

7.2.4 Disa shërbime mund të blihen nga Ju, pas rezervimit, por në çdo rast para fillimit të udhëtimit, në faqen e internetit ose - sipas nenit 3.4 - në aeroport, në varësi të llojit të shërbimit. Çdo tarifë për shërbime të tjera, të tilla si zgjedhja e vendeve mund të ndryshojë pas datës së prenotimit. Tarifat për shërbime të tjera do të jenë Tarifa për Shërbime të Tjera të aplikueshme në datën e blerjes, të cilat janë në dispozicion në faqen tonë të internetit ose duke telefonuar Call Centre.

7.2.5 Foshnjat mund të udhëtojnë vetëm në prehrin e një të rrituri.

7.2.6 Fëmijët për të cilët kërkohet shërbimi i (UMNR) sipas Nenit. 13.6, nuk përfitojnë reduktim të çmimit të biletës dhe prandaj paguajnë të njëjtin çmim bilete si të rriturit.

7.3 Valuta e çmimit

Çmimet, taksat, tarifat dhe pagesa për shërbime të tjera do të përcaktohen në EURO.

7.4 Pagesa

7.4.1.1. Pagesa e çmimit total do të bëhet me kartë debiti ose krediti ose mënyra të tjera, siç shpjegohet në faqen e internetit (p.sh. me bonot e dhuratave Albawings) me agjentë biletarie ose me transferim bankar për udhëtime me origjinë nga vende të caktuara (shih Nenin 7.4.3)

7.4.1.2. Ju jeni përgjegjës për pagesën e çmimit total edhe nëse çmimi total paguhet nga një palë e tretë. Karta e debitit ose e kreditit që përdoret për pagesën ose pagesa me transferim bankar dhe detajet e rezervimit do të konsiderohet me diskrecion të plotë nga kompania.

7.4.1.3. Duke pranuar Kushtet e Përgjithshme të Transportit, Ju pranoni që Ne do të lëshojmë një faturë elektronike në lidhje me Çmimin total dhe dhënien e një faturë të tillë elektronike vetëm me mjete elektronike , në adresën e emailit të dhënë nga Ju në momentin e rezervimit.

7.4.1.4. Faturat elektronike lëshohen në përputhje me rregulloret përkatëse ligjore shqiptare (LIGJI Nr. 92/2014 PËR V.A.T NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Neni 104).

7.4.1.5. Përveç kësaj, një kopje letre e faturës elektronike mund të kërkohet përmes Call Centre.

7.4.1.6. Pagesa e çmimit total do të bëhet në monedhën në të cilën çmimi është përcaktuar, përveç nëse është rënë dakord ndryshe.

7.4.1.7. Nëse paguani me kartë krediti ose debiti, pagesa juaj do të përpunohet nëpërmjet një sistemi ndërkombëtar të përpunimit të pagesave me kartë. Ju mund të gjeni se shuma e ngarkuar në debit ose kartën tuaj të kreditit është e ndryshme nga, mund të jetë më e madhe se çmimi përfundimtar në konfirmimin tonë të rezervimit , si rezultat i diferencave të konvertimit të monedhës që dalin në sistemin ndërkombëtar të përpunimit valutave.

7.4.2. Pagesa në rast të rezervimit online. Ju paguani çmimin total me një kartë bankare të përshtatshme për pagesë në internet kur bëni rezervimin në internet, ose me anë të transfertës bankare (nëse është e mundur për rezervimin e dhënë) brenda periudhës kohore të komunikuar nga Call Centre ose përfaqësuesi i shitjes së kompanisë.

7.4.3. Nëse rezervimi bëhet nga Call Centre.

Nëse bëni një rezervim përmes Call Centre, ju duhet të jepni detajet e kartës suaj bankare tek agjenti I Call Centre i cili do të marrë pagesën. Pagesa e çmimit total duhet të bëhet në kohën e prenotimit . Në raste të caktuara, Ju mund të paguani me transfertë bankare, detajet e të cilit janë në dispozicion nga Call Centre.

Pagesat përmes Call Centre mund të bëhen nga MasterCard, Visa dhe American Express.

7.4.4. Pagesa me transferim bankar

7.4.4.1. Transferimi bankar është në dispozicion për pagesën e çmimit total për udhëtimet me origjinë nga Shqipëria. Për detaje, ju lutemi konsultohuni me Call Centre tonë.

7.4.4.2. Ju jeni përgjegjës për çdo shpenzim ose pagesë të vendosur në lidhje me një pagesë me transferim bankar. Shuma që Ju transferoni dhe të cilën ne marrim duhet të mbulojë shumën e plotë dhe të saktë të Çmimit total dhe duhet të merret nga ne brenda afatit të përcaktuar në faqen tonë të internetit ose limitin e komunikuar nga përfaqësuesi ynë i shitjes ose Agjenti I Call Centre. Nëse ne nuk e marrim shumën e plotë të çmimit total brenda afatit të caktuar, Rezervimi juaj nuk do të jetë i vlefshëm dhe do të anullohet.

7.4.4.3. Për pagesë me transferim bankar periudha kohore për të bërë rezervimin është e kufizuar.

Nëse nuk merrni konfirmimin e rezervimit tuaj nga ne, brenda 5 ditëve nga data e marrjes së rezervimit në adresën e emailit të dhënë në kohën e rezervimit tuaj, ju duhet të kontaktoni me Call Centre për të verifikuar vlefshmërinë e rezervimit tuaj.

Ne do të kthejmë çdo pagesë të paidentifikuar në llogarinë bankare fillestare. Të gjitha shpenzimet që lidhen me transferimin e tillë bankar të kthimit , do të barten nga Ju në lidhje me rezervimet e bëra nëpërmjet një agjensie udhëtimi ose një ndërmjetësi; kërkoni nga agjensia ose ndërmjetësuesi për format e pranuara të pagesës.
Ne veprojmë në përputhje me ligjet në fuqi për ``Mbrojtjen e të dhënave`` në lidhje me të dhënat tuaja personale. Politika jonë e privatësisë është në dispozicion në Call Centre.

Ju pranoni Politikën e Privatësisë duke përfunduar kontratën dhe duke pranuar këto Kushte të Përgjithshme të Transportit.

8.1 Konfidencialiteti

Kompania përdor teknologjinë më të fundit Secure Socket Layer (SSL) për të garantuar konfidencialitetin e të dhënave të kartave të kreditit të përdorura në faqet e saj të internetit. SSL është aktualisht metoda e preferuar për të transferuar në mënyrë të sigurt të dhënat e kartës së kreditit dhe të dhëna të tjera personale në Internet. Në përfundim të blerjes, nëse browser-i juaj mbështet SSL-në, ju lutemi zgjidhni opsionin e mënyrës së sigurt dhe të dhënat do të mbrohen nga kjo teknologji. Nëse browseri vendos kufizime, mund të përdorësh modalitetin jo të sigurt; megjithatë Albawings rekomandon që ju të merrni versionin më të fundit të browseri-t për të kryer të gjitha transaksionet në mënyrë të sigurt.
9.1 Pranimi (Check in) në aeroport hapet 2 orë përpara orës së fluturimit dhe mbyllet 45 minuta përpara nisjes. Pasagjeri duhet të jetë në areoport në kohë për të bërë kontrollin përpara se pranimi të mbyllet.

9.2 Nëse ju nuk mund të udhëtoni për çfarëdo arsye ose nuk arrini dot të bëni pranimin në kohë apo tē paraqiteni në portën e nisjes ( GATE), juve do t`ju mohohet udhëtimi, do t`ju anullohet rezervimi dhe në bazë të kërkesës tuaj do t`ju rimbursohen taksat pasi ju të keni dërguar tek ne kërkesën për rimbursim taksash.

9.3 Ju duhet të vërtetoni indentitetin tuaj, të paraqisni kodin tuaj të rezervimit, dhe një dokument të vlefshëm udhëtimi siç kërkohet ne nenin 11 gjatë pranimit për fluturim.

9.4 Ju duhet të jeni në portën e nisjes jo më vonë se 30 minuta nga orari i planifikuar i nisjes së fluturimit. Nëse ju nuk paraqiteni me kartën e imbarkimit (boarding pass) tuaj dhe dokumentin e identifikimit që paraqitët gjatë pranimit, juve mund t`ju mohohet imbarkimi.

9.5Fëmijët nën moshën 14 vjec duhet të (a) të pranohen dhe (b) të shoqërohen me një të rritur mbi 18 vjec. Përjashtohen rastet kur udhëton si fëmijë i pashoqëruar. (UMNR)

10.1 Ju duhet të kaloni në kontrollet e sigurisë të kryera nga autoritetet shtetërore ose aeroportuale të vendeve të prekura nga transporti, nga operatori i aeroportit dhe nga kompania.

10.2 Nëse ligji i shteteve të prekura nga transporti e kërkon këtë, ju duhet të jeni të pranishëm në inspektimin e bagazhit tuaj të kryer nga autoritetet doganore ose zyrtarë të tjerë të autoritetit.

10.3 Në masën e lejuar me ligj, ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi për dëmet që rrjedhin nga inspektimet e përcaktuara në këtë nen 10 dhe / ose për refuzimin tuaj për t`u paraqitur bashkë me bagazhin tuaj në inspektime të tilla.

11.1 Ju duhet të keni të gjitha dokumentet e nevojshme të hyrjes dhe daljes , dokumentet mjekësore apo çdo dokument tjetër që kërkon destinacioni ku do të mbërrini. Ju duhet të keni të njëjtin dokument identifikimi që do paraqisni në pranim,në kontrollin kufitar dhe në kontrollin në portën e nisjes. Ne nuk jemi përgjegjës për ekzistencën, rregullsinë dhe vlefshmërinë e dokumenteve tuaja të udhëtimit. Nëse nuk i përmbushni këto kërkesa ose nëse dokumentet e udhëtimit tuaj janë të papërshtatshme ose të paplota, kompania nuk mban përgjegjsi për pasoja të mëtejshme.

11.2Nëse ju kërkohet të keni një vizë të vlefshme për të hyrë në vendin e aeroportit tranzit Ju duhet ta keni atë në mbërritje. Nëse nuk përmbushni këtë kërkesë kompania nuk mban përgjegjësi.

11.3 Në rast se kompania është e detyruar të paguajë gjobat, ose nëse ndonjë shpenzim që vjen për shkak të mosrespektimit të rregullave të përmendura në Nenin 11.1-11.2, Ju do t'i ktheni këto kosto sipas kërkesës së kompanisë. Ju gjithashtu duhet të përballoni shpenzimet e transportit nga shteti që nuk lejon hyrjen. Ne nuk do t'ju rimbursojmë përqindjen e tarifës që lidhet me transportin në shtetin që nuk lejon hyrjen tuaj.

11.4 Për fluturime ndërkombëtare, pasagjerët mbi moshën 18 vjeç pranohen me letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme për udhëtim në vendin e huaj.

Për fluturime ndërkombëtare, të miturit nën moshën 18 vjeç, pranohen vetëm me një pasaportë personale ose dokument të njëjtë të vlefshëm për udhëtim në vendin e huaj dhe të njohur nga vendi i destinacionit.

11.5 Të miturit e moshës nga 6 vjeç dhe 14 vjeç të cilët udhëtojnë jashtë vendit të banimit dhe nuk janë të shoqëruar nga prindërit e tyre ose kujdestari ligjor mund të udhëtojnë nëse plotësojnë kushtet 1, 2 dhe 3.

1.ata i janë besuar Kompaniat me një deklaratë ose çertifikatë të marrë nga departamenti i policisë lokale në vendin ku banojnë, ose një akt noterial nëse janë banorë të Shqipërisë

2. Ata i besohen një kujdestari që posedon një deklaratë të marrë nga departamenti i policisë vendore në vendin ku banojnë, ose një akt noterial nëse banojnë në Shqipëri.

3. Ata kanë kërkuar shërbimin e UMNR siç detajohet në Nenin 13.6

11.6 Për të miturit që janë nën moshën 18 vjeç dhe udhëtojnë me prindërit e tyre dhe kanë një dokument identiteti që nuk tregon marrëdhënien me këtë të fundit, është e nevojshme të paraqitet në për pranim një çertifikatë të vlefshme familjare që mund të merret nga organet kompetente institucionale.

11.7 Të miturit e nënshtetësisë shqiptare midis 14 dhe 18 vjeç mund të udhëtojnë jashtë vendit të banimit dhe të mos shoqërohen nga kujdestarët e tyre ligjorë nëse plotësojnë pikën 1 ose 2 të nenit 11.5

11.8 Nëse dokumentet e paraqitura nga pasagjeri nuk janë të vlefshme ose në gjendje të mirë ose nëse emri dhe / ose mbiemri i pasagjerit për rezervimin nuk është i njëjtë me atë në dokumentin e identifikimit, kompania nuk pranon imbarkimin dhe pasagjeri nuk ka të drejtë për rimbursim.

Pavarësisht nga pika 11.8, kompania rezervon të drejtën të njohë rastet si më poshtë:

A. Nëse dy ose më shumë emra dhe / ose dy ose më shumë mbiemra janë dhënë në dokumentin e identifikimit, krahasuar me ato në rezervim kjo është e mundur të korrigjohet në aeroport ditën e fluturimit me një tarifë shtësë prej 50 Euro për fluturim,- E PARIMBURSUESHME.

Zyrat e biletarive të aeroportit mund të aplikojnë një tarifë administrative mbi pagesën e shumës për veprimin e mësipërm.

Nëse në biletë janë dhënë Emër/Mbiemër/a më shumë se në dokumentin e idenifikimit ,kompania refuzon imbarkimin.Këtu perjashtohen rastet kur te njëjtët emra/mbiemra janë përsëritur gabimisht.

12.1 Përveç çdo rrethane tjetër të përcaktuar në nenet e tjera të këtyre Kushteve të Përgjithshme të Transportit Ne rezervojmë të drejtën të refuzojmë transportimin tuaj dhe Bagazhin Tuaj, veçanërisht nëse:

a. Ne besojmë në mënyrë të arsyeshme që refuzimi i transportit është i nevojshëm për arsye sigurie (p.sh. Ju jeni të dehur);

b.Ne besojmë në mënyrë të arsyeshme se transporti Juaj mund të rrezikojë jetën, shëndetin, integritetin fizik dhe komoditetin e pasagjerit dhe të tjerëve në bord

c. Ne besojmë në mënyrë të arsyeshme se mosha juaj, gjendja mendore apo fizike mund të rrezikojë Ju dhe të tjerët në bord

d. Gjendja juaj fizike, rrobat apo sjellja juaj i frikësojnë ose i skandalizojnë ata që janë në bord;

e. Ju keni shkelur kodin e sjelljes në një fluturim të mëparshëm dhe Ne besojmë në mënyrë të arsyeshme që Ju do ta përsërisni këtë sjellje;

f.Kompania ju ka njoftuar më përpara se nuk do të lejoheni të fluturoni përsëri;

g.Kompania mund të refuzojë rezervimin tuaj;

h. Ju refuzoni të kaloni përmes kontrolleve të emigracionit dhe / ose doganave;

i. Ju refuzoni t`i nënshtroheni kontrollin e sigurisë për veten ose bagazhin tuaj;

j. Ju nuk keni paguar taksat ose tarifat e aplikueshme për Shërbime të Tjera;

k. Ju na detyroheni para në lidhje me një fluturim (e);

l. Ne besojmë në mënyrë të arsyeshme që refuzimi i transportit është i domosdoshëm për t'iu përmbajtur rregullave dhe rregulloreve të ndonjë vendi tjetër që do të udhëtoni;

m. Ju nuk keni një pasaportë /dokumente udhëtimi të vlefshme ose kartë imbarkimi (duke përfshirë shkatërrimin e dokumenteve të tilla pas pranimit)

n. Ju nuk i përmbushni, ose Ne besojmë në mënyrë të arsyeshme që Ju nuk i plotësoni kushtet e hyrjes në vendin e përcaktuar të transitit ose vendit të destinacionit

o. Ju përpiqeni të hyni në një vend tek i cili duhet të jeni vetëm tranzit;

p.Ju refuzoni të dorëzoni dokumentet e udhëtimit tuaj tek ne ose tek autoritetet kompetente - kundër një çertifikatë pranimi - kur kërkohet;

q. Ju nuk mund të provoni se Ju jeni personi në rezervimin e bërë; sidomos nëse emri në rezervim nuk është identik me emrin në dokumentin e udhëtimit që jep në aeroport (për detaje shihni 118 A / B)

r. Ju nuk na informuat për nevojat tuaja të veçanta ose për qëllimin tuaj për të marrë një Bagazh të veçantë ose një artikull specifik për të udhëtuar;

s.Nëse ju keni nevojë për shërbime të veçanta dhe kompania nuk mund të ofrojë këto shërbime

t. Nëse sjellja juaj ka gjasa të përbëjë një dyshim të arsyeshëm për një kundërvajtje ose një krim, ose Ju pini duhan në bord, kompania do të fillojë procedurën ligjore me autoritetet kompetente.

Kompania ka të drejtën të refuzojë transportin tuaj apo të anullojë rezervimin tuaj.

Në disa vende rregullat në lidhje me refuzimin e transportit mund të jenë më të rrepta se sa më sipër dhe në këtë rast zbatohen këto rregulla.

Ne mund të refuzojmë imbarkimin ose vazhdimin e transportimit të pasagjerit ose bagazhit të tyre ose të anulojmë rezervimin nëse:

• është e nevojshme për arsye sigurie personale ose sigurie publike;

• është e nevojshme të shmanget shkelja e ligjeve të vendit të nisjes, mbërritjes ose gjatë fluturimit;

Nëse kompania nuk është në gjendje të ofrojë transport për ndonjë nga arsyet e mësipërme ose nëse rezervimi anulohet për ndonjë nga këto arsye, pasagjeri nuk ka të drejtë për rimbursim.

12.2 SJELLJA NË BORD
Ju duhet të veproni në përputhje me udhëzimet e ekuipazhit në çdo kohë gjatë udhëtimit

Për arsye sigurie, ne mund të ndalojmë ose kufizojmë përdorimin e pajisjeve elektronike, duke përfshirë, telefonat celularë, kompjuterat laptopë, regjistruesit portativë, radiot portative,CD, lojërat elektronike ose pajisjet transmetuese, lodrat me radio të kontrolluara në bordin e avionit.

Përdorimi i aparateve të dëgjimit dhe stimuluesit kardiakë është e lejuar të përdoren, ndërkohë që pajisjet e tjera portative elektronike mund të përdoren vetëm në opsionin e fluturimit (flight mode).

Dispozitat e Konventës së Tokios mbi ``Veprat penale dhe veprime të caktuara të kryera në bordin e avionit``, të nënshkruar më 14 shtator 1963 dhe ligje të tjera qeverisëse do të zbatohen për të gjitha veprimet e kryera në bord.

Pirja e çdo lloj duhani, duke përfshirë edhe cigare elektronike, është e ndaluar në bordin e avionit tonë.

Çdo përpjekje e pirjes së duhanit mund të sjellë pasoja të rënda kriminale që do të vihen kundër jush dhe dëmet e shkaktuara nga ju. Për më tepër, në raste të tilla Ne kemi të drejtën që të refuzojmë transportin tuaj dhe të anulojmë Rezervimin tuaj.

Në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare, piloti në komandë është përgjegjësi i padiskutueshëm për avionin dhe kushdo në bord duhet të respektojë rreptësisht udhëzimet e tij ose të saj.

Kapiteni është i autorizuar të ndërmarrë veprime kundër pasagjerëve që sillen në mënyrë të pahijshme ose të shkaktojnë shqetësime.

13.1 Pasagjerët me allçi ose me mbrojtëse ortopedike

Janë të detyruar të njoftojnë paraprakisht gjendjen e tyre mjekësore dhe të paraqesin në momentin e pranimit një çertifikatë mjekësore që vërteton aftësinë fizike për të udhëtuar me avion. Është e detyrueshme që në pranim (check in) të paraqitet formulari INCAD i nënshkruar nga mjeku që vërteton aftësinë për të fluturuar në të gjitha rastet e treguara në këtë nen. Kompania ajrore kërkon këtë dokument ose një çertifikatë mjekësore që vërteton aftësinë për të fluturuar. Nëse pasagjeri nuk paraqet formularin INCAD të plotësuar dhe firmosur nga mjeku, kompania mohon imbarkimin e pasagjerit dhe pasagjeri nuk ka të drejtë për rimbursim.

13.2 Traportimi i pasagjerëve aftësi të kufizuara, personave me lëvizshmëri të reduktuar dhe te verbër

Transporti i pasagjerëve me aftësi të kufizuara, personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe pasagjerëve të verbër të shoqëruar nga një qen udhërrëfyes përfshihen në Rregulloren EEC 1107/2006 dhe Ligji Nr. 60, datë 8 Shkurt 2006, që modifikon Ligjin nr. 37, datë 14.02.1974. Në Rregulloren e BE-së 1107/06, brenda BE-së, operatorët e aeroportit janë përgjegjës për të ndihmuar këdo me aftësi të kufizuara gjatë kohës së tyre në aeroport. Kjo përfshin njerëz me lëvizshmëri të kufizuar për shkak të aftësisë së kufizuar fizike (ndijore ose degjimore), paaftësisë mendore ose dëmtimit fizik, per shkak te moshës, sëmundjes apo ndonjë arsyeje tjetër. Kompanitë ajrore vënë në dispozicion të gjithë informacionin përkatës për t'u mundësuar këtyre pasagjerëve një shërbim të përshtatshëm.

13.3 Pasagjerët me lëvizshmëri të kufizuar

Pasagjerët që kanë nevojë për asistencë të veçantë duhet të kontaktojnë kompaninë ajrore për të kërkuar ndihmë të veçantë brenda 48 orëve para kohës së nisjes se fluturimit vetëm nëpërmjet Call Center të kompanisë ajrore duke telefonuar në+355 45800100. 

Kompania ofron lloje të ndryshme të ndihmës së veçantë sipas klasifikimit të mëposhtëm të pasagjerëve :

WCHR (WHEEL CHAIR RAMP): Pasagjer i cili mund të ecë i pavarur brenda në avion, të ngjisë dhe te zbresë shkallët e avionit, por ka nevojë për karrocë me rrota ose mjete të tjera transporti për të lëvizur në distanca të gjata brenda në aeroport .

WCHS (WHEEL CHAIR STAIR) Pasagjer i cili mund të lëvizë brenda në avion, por nuk mund të ngjisë/zbresë shkallët e avionit dhe ka nevojë për karrocë me rrota ose për mjete të tjera transporti për të lëvizur brenda në aeroport.

WCHC (WHEEL CHAIR CABIN): Pasagjer me aftësi të kufizuara i cili ka nevojë për karrocën me rrota për të lëvzur përreth dhe ka nevojë për asistencë që kur mbërrin në aeroport deri në përfumdim të fluturimit të tij dhe në dalje të aeroportit.

Të shurdhër: pasagjerë me dëmtim të dëgjimit dhe ndoshta me çrregullim në të folur.

Të verbër : pasagjerë me shikim të dëmtuar (duke dalluar ndërmjet një pasagjeri I cili është komplet I verbër dhe me shikim të dëmtuar)

Personat e shurdhër dhe të verbër : pasagjerë të cilët kanë nevojë për asistencë të veçantë nga një shoqërues për të lëvizur.

DPNA: pasagjerë me probleme intelektuale dhe probleme të sjelljes.

Për arsye sigurie kompania pranon një numër të limituar të pasagjerëve me karrocë me rrota në fluturim.

13.4 Pasagjerë të verbër të shoqëruar nga qentë e tyre udhërrëfyes

Pasagjerë të verbër të shoqëruar nga qentë e tyre udhërrëfyes lejohen të fluturojnë . Në varësi të disponueshmërisë së hapësirës dhe duke parashikuar që qentë e tyre të jenë të pajisur me dokumentat mjeksore dhe pasaportën.

Qentë udhërrefyes pranohen në bord pa pagesë dhe nuk e kanë të limituar peshën. Disa vende kanë rregulla të veçanta përsa i përket pranimit të kafshëve. Ju rekomandojmë gjithsesi të lexoni këto rregulla përpara udhëtimit. Është e nevojshme që pasagjeri të jetë i sigurt që dokumentat të jenë në rregull dhe t`i paraqesë ato në momentin e pranimit .

13.5 WCHC (Wheel Chair Cabin)

Është e detyrueshme që pasagjerët që kërkojnë shërbimin WCHC , me aftësi të kufizuara të përkohshme ose lëvizshmëri të reduktuar të jenë të shoqëruar nga një person i cili është i aftë ta ndihmojë atë në raste emergjence dhe t'i nënshtrohet nevojave të tij personale në bord. Prania e një personi shoqërues është e detyrueshme pavarësisht nga lloji i asistencës së kërkuar, në të gjitha rastet kur pasagjerët me lëvizshmëri të reduktuar ose paaftësi nuk janë në gjendje të:

-ushqehen: pasagjeri nuk mund të hajë pa asistencë. Në rast të dëmtimit të shikimit, ekuipazhi i kabinës mund të ndihmojë pasagjerin duke hapur pakot ushqimore dhe duke përshkruar shërbimin;

-lëvizin: pasagjeri nuk mund të lëvizë nga vendi në karrige me rrota në bord;

• komunikojnë: pasagjeri nuk është në gjendje të komunikojë me ekuipazhin e kabinës dhe të kuptojë paralajmërimet / udhëzimet e tyre;

• Përdorë pajisjet e tualetit: pasagjeri nuk është në gjendje të përdorë pajisjet e tualetit nga ai vetë. Ekuipazhi i kabinës mund të ndihmojë pasagjerin të lëvizë në kabinë dhe të arrijë në tualet, por në asnjë rrethanë nuk mund të ofrojnë ndihmë në dhomën e tualetit.

• Marrja e ilaçeve: pasagjeri nuk është në gjendje të marrë medikamentin e tij. Në raste të tilla, kompania refuzon imbarkimin nëse pasagjeri është pa një person tjetër shoqërues.

Një pasagjer që kërkon një nga llojet e asistencës të përshkruar në nenin 13.5. duhet të paraqesë në check-in një vetë-çertifikim (INCAD 1 & 2) të plotësuar dhe nënshkruar. Stafi i aeroportit mund të kërkojë ta shohë këtë dokument nëse ka dyshime që pasagjeri mund të jetë në gjendje të kryejë gjërat e treguara në nenin 13.5 pa asistencë. Ju lutem vini re se nëse deklaratat e bëra mund të jenë të rreme dhe mashtruese, deklaruesi mund të dënohet me ligj.

Pasagjerët të cilët kanë nevojë për ndihmë të veçantë duhet të kontaktojnë kompaninë për të kërkuar ndihmë brenda 48 orëve përpara kohës së nisjes së fluturimit vetëm nëpërmjet Call Center të kompanisë duke telefonuar në +355 45800100. Është e detyrueshme që për pasagjerin e klasifikuar si WCHC me aftësi të kufizuara të përkohshme ose lëvizshmëri të reduktuar të paraqesë në check-in formularin INCAD 1 (të plotësuar dhe të nënshkruar nga pasagjeri) dhe formularin INCAD 2 (të plotësuar, nënshkruar dhe vulosur nga mjeku)

13.6 Minorenë të shoqëruar dhe të pa shoqëruar (UMNR)

Kompania ajrore zbaton politika specifike për transportimin e fëmijëve.

Fëmijët nën 6 vjeç nuk mund të udhëtojnë vetëm, por vetëm nën shoqërinë e një të rrituri përgjegjës mbi 18 vjeç.

Fëmijët nga mosha 6 deri ne 14 vjeç mund të udhëtojnë të pashoqëruar me anë të shërbimit UMNR (Të mitur të pashoqëruar);me një maksimum prej dy UMNR për çdo fluturim.

Rezervimi për këtë shërbim bëhet vetëm nëpërmjet Call Center duke telefonuar në +35545800100 , së paku 72 orë para fluturimit. Kur rezervoni këtë shërbim, duhet të siguroni të dhëna për identietet dhe kontaktet e personave që do shoqërojnë fëmijën në aeroportin e nisjes dhe në aeroportin e mbërritjes.

Shoqëruesi në nisje duhet të qëndrojë në aeroport deri në 30 minuta pas nisjes së fluturimit. Shoqëruesi duhet të sigurohet që fëmija është në aeroport me dokumentet e kërkuara të identifikimit. Ne rast se dokumentet që dorëzon pasagjeri janë të pavlefshme , kompania do t`i mohojë imbarkimin për pasojë do të humbasë dhe fluturimin së bashku me Sshumën e paguar për biletën dhe tarifën e UMNR.

Për shërbimin e fëmijeve të pashoqëruar kompania aplikon një tarifë prej :

50 Euro TË- PARIMBURSUESHME-për çdo segment për çdo fëmijë.

13.7 Gratë shtatzëna

Për arsye të sigurisë dhe për të shmangur dëmtimin e shëndetit, Kompania do t'i referohet për sa vijon për transportin e grave shtatëzëna.

Gratë shtatzëna duhet të informojnë kompaninë për gjendjen e tyre në kohën e rezervimit.:

Deri në 28 javë - gratë shtatzëna pranohen në bord pa një çertifikatë mjekësore. Kompania mund të kërkojë një dokument që vërteton se gruaja shtatzënë nuk e ka kaluar javën e njëzet e tetë të shtatzanisë;

Midis 29 dhe 36 javëve - kërkohet të paraqesë një çertifikatë mjekësore që vërteton aftësinë për të fluturuar dhe për shëndetin e mirë të gruas shtatzënë, që përfshin datën e pritshme të lindjes së fëmijës. Kompania vlerëson si të vlefshme vetëm çertifikata të lëshuara jo më shumë se 7 ditë para datës së fluturimit.

Mbi 32 javëve- Kompania nuk lejon në bord gratë shtatzëna me shtatëzani binjakësh.

Mbi 37 javë - gratë shtatzëna nuk lejohen në bord në asnjë lloj rrethane.

13.8 Të udhëtosh me pajisje mjeksore

Pajisjet mjeksore të listuara më poshtë mund të merren në bord të avionit, megjithatë në rast se keni nevojë të mbani pajisje të mëdha mjeksore ose numër të madh pajisjesh mjeksore ju duhet të informoni Call center e kompanisë 48 orë përpara nisjes ,duke telefonuar +355 45800100,për t`u siguruar që këto paisje janë të përshtatshme për transport.

13.8.1 Ilaçet

Përveç bagazhit të rregjistruar, pasagjeri mund të marrë në bord produkte të mjaftueshme për shpëtimin e jetës dhe produkte medicinale (shishka / pompa / shiringa / tableta / shishe) për kohëzgjatjen e fluturimit, në përputhje me rregullat e përcaktuara për transportin e lëngjeve dhe , në çdo rast, për një peshë që nuk tejkalon 2 kg. Në aeroplan nuk ka paisje frigoriferike për ilaçe dhe ekuipazhi i kabinës nuk mund të administrojë ilaçe. Transporti i ilaçeve në bordin e avionit është subjekt i paraqitjes së dokumentacionit në vijim:

• një çertifikatë mjekësore e datuar jo më shumë se 30 ditë më parë, duke vërtetuar nevojën, sasinë dhe mënyrën e marrjes dhe administrimit te ilaçit.

• fletë udhëzimi e produktit medicinal

• Vetëçertifikimi që vërteton se kontenieri është anti-thyerje dhe anti-derdhje.

13.8.2 Gjilpërat

Gjilpërat dhe shiringat mund të futen në bordin e avionit për trajtime të veçanta mjeksore. Megjithatë ju duhet të sillni çertifikatën mjeksore duke specifikuar llojin dhe përmbatjen e ilaçit. Pasagjeri mund ti bëje vetë injeksionet përgjatë fluturimit. Stafi I kabinës nuk është në gjëndje të administrojë asnjë mjekim, përfshirë edhe injeksionet.

13.8.3 Oksigjeni mjeksor

Albawings lejon përdorimin e aparateve portativë të oksigjenit të aprovuara nga Autoriteti Federal i Aviacionit ( FAA) në avionët e saj. Shikoni linkun për të parë listën e aparateve të lejuara në bord të avionit http://www.faa.gov/about/initiatives/cabin_safety/portable_oxygen/

Ju lutemi te telefononi Call Centre e kompanisë ne numrin +355 45800100 përpara nisjes së fluturimit tuaj që të siguroheni n.qs lejohet në bord.

Ju duhet të paraqesni në checkin çertifikatën mjeksore që vërteton lejimin e një P.O.C.

Për të shkarkuar çertifikatën mjeksore klikoni këtu:XXXXXXXX

Oksigjenit kimik nuk është i lejueshëm në bord.

13.8.4 Stimulues Kardiakë

Stimulues kardiakë ose pajisje të tjera si;bateri litiumi të vendosura në trupin e personit apo radiostimuluesve kardiakë në trupin e një personi për trajtim mjekësor janë të lejuara.

13.8.5 Barrela

Kompania nuk lejon barrelat në asnjë fluturim.

13.9 Kushtet për fluturimin e foshnjave

Foshnjet nën moshën 2 vjeç mund të udhëtojnë në prehrin e prindërve. Vetëm një foshnjë lejohet të udhëtojë me çdo të rritur. Një numër i kufizuar i foshnjeve mund të mbahen në të njëjtin avion për arsye sigurie.

Tarifat e aplikuara për transportin e foshnjave janë në dispozicion në faqen e internetit ose nga Call Center.

Nëse rezervimi juaj është biletë vajtje ardhje dhe foshnja mbush dy vjeç para datës së sektorit të kthimit, duhet të bëhet një rezervim i veçantë për udhëtimin e kthimit, pasi femija nuk do të konsiderohet më si foshnje.

14.1 Bagazhet e dorës

Ju mund të mbani vetëm një pjesë të bagazhit të dorës pa pagesë për pasagjer, i cili duhet të përputhet me madhësinë e mëposhtme dhe kufizimet në peshë:

• Madhësia e bagazhit nuk duhet të kalojë 55x40x20 cm dhe,

• Pesha maksimale e pranueshme për një copë të vetme të bagazheve të dorës është 10 kg.

Nëse madhësia ose pesha e bagazhit tuaj të parregjistruar tejkalon kufizimet e mësipërme dhe ju nuk e deklaroni atë gjatë fazës së pranimit, ne do ta regjistrojmē atë si bagazh stive kundrejt pagesës si mëposhtë:

50 Euro – TË PARIMBURSHUESHME- një tarifë shërbimi mund të vendoset nga agjenti i biletarisë.

Dimensionet e përcaktuara në këtë nen 14.1 përfshijnë xhepat anësorë.

Kompania rezervon të drejtën për të kontrolluar madhësinë aktuale të bagazhit të dorës në aeroport me një "matës të bagazheve".

Pasagjeri duhet të vendosë në bagazhin e parregjistruar një etiketë që mban emrin dhe mbiemrin e tij. Kompania mund të refuzojë të pranojë bagazhet e dorës në bord nëse nuk ka një etiketën e bagazhit të dorës vendosur nga stafi i pranimit.

Foshnjat nuk kanë të drejtë për bagazh e dore, megjithatë, lejohen ushqime, lëngje ose materiale të tjera të nevojshme për fluturim.

Përveç bagazhit të dorës, Ju mund të merrni në bord sendet si më poshtë pa pagesë

pallto ose një batanije;

një telefon celular;

libër për të lexuar gjatë fluturimit ;

për fëmijët nën moshën dy vjeç: ushqim dhe lëngje për fluturim;

artikuj të blerë në sallën e nisjes së fluturimit, pas kalimit të kontrollit të sigurisë;

paterica për personat fizikisht të paaftë;

Një qese plastike që përmban lëngje brenda kufijve dhe në kushtet e përcaktuara në nenin 14.1

Disa aeroporte mund të kenë kufizime të mëtejshme të politikave në lidhje me bagazhet e e lejuara dhe sendet personale dhe të cilat mund të jenë më kufizuese sesa më sipër.

Në raste të tilla mbizotërojnë rregulloret e aeroportit.

Nëse bagazhi juaj i dorës nuk i plotëson kërkesat e përcaktuara në këtë nen 14.1, mund të refuzojmë transportimin e bagazhit tuaj si bagazh dore. Në këtë rast ne do ta mbajmë bagazhin si bagazh të rregjistruar (stive) në konsideratë të pagesës së tarifës për bagazhin e rregjistruar.

Nëse nuk e paguani tarifën e aplikueshme për bagazhin e rregjistruar ne refuzojmë transportimin e bagazhit tuaj. Ne kështu përjashtojmë çdo përgjegjësi për dëmet që rrjedhin nga refuzimi i tillë.

Ju do të ruani bagazhin tuaj të dorës dhe sendet e tjera të marra në bord në mënyrë që daljet e emergjencës të jenë të pabllokuara në përputhje me udhëzimet e ekuipazhit.

Karroca dhe karriget me rrota do të kontrollohen me Bagazhet e tjera dhe do të mbarten pa pagesë nëse përdoruesi i pajisjeve udhëton.

14.2 Instrumentat Muzikore

Është e mundur marrja në bord e një instrumenti muzikor si violinçel duke rezervuar dhe paguar për një vend shtesë me çmimin e një bilete të një pasagjeri të rritur me kusht që violinçeli të jetë me dimensione të paracaktuara të vendosura nga Kompania Ajrore.

Në këto kushte, instrumenti duhet të transportohet në një valixhe të fortë , të pade -formueshme dhe mos t`i kalojë përmasat : 52cm gjërësi x 40cm gjatësi x 135 cm lartësi.

Për më shumë informacion dhe për të rezervuar nje vend shtesë jeni te lutur të kontaktoni me Call Center. Marrja e pergjegjësisë ne bord është përgjegjësi e ekuipazhit.

Mund të telefononi Call Center +355 45 800 100 deri në 72 orë përpara nisjes ,për të kontrolluar disponibilitetin e hapësirës në avion për transportimin e instrumenteve muzikore.

14.3 Kafshët shtëpiake

Pasagjerët që dëshirojnë të sjellin një kafshë me ta duhet të kontaktojnë Call Center të paktën 72 orë përpara nisjes për të kontrolluar disponueshmërinë e hapësirës në bordin e avionit.

Kompania nuk mund të garantojë ndryshe pranimin e kafshëve shtëpiake në bord.

Ju lutemi të paraqiteni për pranim të paktën 60 minuta para orarit të mbylljes së pranimit.  Transporti i kafshëve shtëpiake lejohet në të gjitha fluturimet dhe i nënshtrohet kushteve të mëposhtme:

• Çdo pasagjer mund të sjellë në bord një maksimum prej 5 kafshësh të të njëjtit specie në një kafaz të vetëm;

• Kompania pranon kafshët shtëpiake në bord me një limit maksimal prej dy kafazëve për fluturim;

• Kompania pranon qentë, macet, brenjtësit dhe kaviet me një peshë maksimale prej 10 kg, duke përfshirë dhe mbajtësen.

Transporti i kafshëve shtëpiake gjithashtu i nënshtrohet kushteve të mëposhtme:

Qentë, macet dhe brenjtësit brenda BE duhet të kenë:

• një pasaportë të lëshuar nga një veteriner që tregon vaksinimet dhe gjendjen e shëndetit të kafshës;

• një tatuazh të lexueshëm ose një sistem identifikimi elektronik (transponder).

Kafshët nën moshën 3 muaj, të cilat ende nuk janë subjekt i vaksinës kundër tërbimit, nuk mund të udhëtojnë brenda Europës.

Pasagjerët duhet të kontrollojnë çdo dispozitë ose kufizim në vendin e destinacionit në ambasadën ose konsullatën e destinacionit.

Transporti i kafshëve shtëpiake nuk lejohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Transportimi i qenve udhërrefyes ose qenve të ndihmës për udhëtarët me aftësi të kufizuara është pa pagesë (transportimi i qenve të ndihmës së njohur lejohet gjithashtu në Mbretëria e Bashkuar dhe Irlandë).

Kufizime të tjera mund të zbatohen për lloje të caktuara të kafshëve shtëpiake në varësi të vendit të destinacionit.

Zogjtë

Për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve, Bashkimi Evropian dhe Ministria e Shëndetësisë kanë vendosur ndalim absolut për pranimin e zogjve shtëpiakë me origjinë nga vendet aziatike, Turqia, Rusia, Afrika e Jugut, Rumania dhe të gjitha ishujt Ballkanik.

Transporti i kafsheve në kabinë lejohet me kusht që të bëhet pagesa e një tarife sipas skemës së mëposhtme:

• 10 Euro për Kg për fluturim, në të gjitha fluturimet e planifikuara ndërkombëtare Albawings

Shuma e paguar për transportimin e një kafshe në kabinë nuk është e rimbursueshme.

Transporti i kafshëve shtëpiake bëhet ne bazë te Rregullores (EC) Nr. 998/03 me çertifikimin e dhënë me Vendimin 2004/203 / EC (ndryshuar me Vendimin 2004/301 / EC).

Transportimi i tyre në kabinë i nënshtrohet kushteve specifike:

• Kafshët shtëpiake duhet të qëndrojnë për të gjithë udhëtimin në një kafaz që nuk i kalon përmasat e mëposhtme: 46 cm e gjatësi, 31 cm e gjerë, 25 cm e lartë dhe duhet të jetë konform rregullores IATA.

• Mbajtësja duhet të ofrojë rehatinë e kafshës që të jetë në gjendje të kthehet, shtrihet dhe rrotullohet. Duhet të jetë e ajrosur mirë, e papërshkueshme nga uji dhe e fortë.

• Mbajtësja mund të mbajë deri në 5 kafshë të të njëjtit lloj, me kusht që pesha e përgjithshme (duke përfshirë ushqimin dhe vetë mbajtësen) të mos i kalojë 10 kg.

Në rast se kushtet e mësipërme nuk plotësohen, ose nëse kafsha shqetëson pasagjerët e tjerë, kapiteni i fluturimit mund të kërkojë zbarkimin e kafshës. Në këtë rast, pagesa për transport nuk është e rimbursueshme.

Kompania ka të drejtën të refuzojë transportin e kafshëve nëse kriteret e mësipërme nuk respektohen.

Kafshët shtëpiake nën 3 muaj, të cilët ende nuk kanë marrë vaksinën e tërbimit nuk mund të udhëtojnë në Europë.

Kompania ruan të drejtën që të refuzojë transportin e kafshëve nëse nuk përmbushen kriteret e mësipërme.

Kompania nuk pranon në asnjë rast transportin e kafshëve në stivë.

14.4 Bagazhi

Tarifa për bagazhin e rregjistruar, shuma e gjatësisë, lartësisë dhe thellësisë e së cilës nuk duhet të kalojë 160 cm, llogaritet si më poshtë:

Fluturime ndërkombëtare në Shqipëri për blerje në faqen e internetit dhe nëpërmjet Call Centre

1 BAG max 20 KG

Blerë ne avancë: 10EUR

Në aeroport: 20 EUR

2 BAG max 30 KG total

Blerë në avancë: 20 EUR

Në aeroport: 40 EUR

Pesha ekstra:

10 euro për kg

1. Në rastin e blerjes së 2 bagazheve, pesha e totale e bagazhit të rregjistruar nuk duhet të kalojë 30 kg.

2. Blerja në avancë nënkupton blerjen nëpërmjet Call Centre ose online deri në 4 orë para nisjes.

3. Zyrat e biletarive në aeroport mund të kërkojnë pagesë shtesë për shërbimin e blerjes së bagazhit.

Biletat e blera në një agjensi udhëtimi me zyrën e biletave të IATA ( Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror)

Bagazhet e rregjistruara (të përfshira në biletë) 1 BAG / 20 kg

Tarifa për peshë të tepërt: 10EUR për kg.

Në rastin e blerjes në një agjensi udhëtimi, gjithmonë kontrolloni llojin e tarifës, qoftë WEB ose GDS. Nëse keni dyshime, ju lutemi telefononi Call Center tonë.

Për shkaqe shëndetësore dhe të sigurisë, pesha e bagazhit të stivës nuk duhet të kalojë 32 kilogramë për copë.

Për të shtuar një bagazh stive vetëm në njërin itinerar, në një fluturim me dy itinerare, ju lutem telefononi Call Centre.

Ju mund të bëni blerjen e dy bagazheve për person në faqen e internetit www. albawings.com

Pasagjeri mund regjistrojë bagazh shtesë, por pesha, duke filluar nga çanta e tretë e regjistruar (në rastin e biletës së blerë në web), llogaritet tërësisht si `` peshë ekstra`` me një kosto prej 10 euro për kg. Shuma që duhet paguar për bagazhet shtesë mund të paguhet në internet ose në mënyrë alternative në biletaritë e aeroportit. Tarifa e bagazhit është e parimbursueshme në rast të mosparaqitjes.

Akumulimi i peshës së bagazhit të disa pasagjerëve ne një, nuk lejohet.

Në mënyrë të ngjashme, bagazhet nuk mund të bashkohen ose të ndahen në check-in me bagazhe të pasagjerëve të tjerë të të njëjtit fluturim.

Në rastin e fluturimeve me kompani në bashkëpunim, transportimi i bagazheve - me përjashtim të bagazhit të dorës është pjesë përbërëse e kontratës së transportit.

Kur Ne pranojmë bagazhin tuaj për transport si bagazh i rregjistruar Ne do të lëshojmë një etiketë identifikimi që i ngjitet bagazhit, dhe një etiketë identifikimi bagazhi për secilën pjesë të bagazhit të rregjistruar. Bagazhi juaj i rregjistruar do të transportohet në të njëjtin avion me Ju, përveç rasteve kur kjo është e pamundur për arsye sigurie ose operacionale ose për shkak të regjistrimit të vonuar.

Në raste të tilla, kompania merr përsipër të transportojë bagazhin në fluturimin tjetër.

Ne rezervojmë të drejtën për të kufizuar numrin e bagazheve te regjistruara për pasagjer. Nëse kufizimet e tilla janë në fuqi, ato janë në dispozicion në faqen e internetit ose duke telefonuar Call Centre.

Ne do të refuzojmë transportimin e Bagazhit të regjistruar mbi çdo kufi të përcaktuar në këtë Nen 14.1 ose nëse nuk është paguar tarifa e duhur.

14.5 Transporti i karrocave

Transporti i karrocave, karrigeve me rrota dhe djepave është pa pagesë, dhe këto mund të merren deri te shkallët dhe / ose dera e avionit ku do të tërhiqen nga stafi I tokës dhe do të vendosen në stivë.

Në të kundërt, Ju mund t'i kaloni ato bashkë me ndonjë bagazh tjetër.

14.6 Transporti i pajisjeve sportive

Transportimi i pajisjeve teknike, profesionale sportive dhe jo sportive, pajisjeve të golfit , biçikletave dhe tavolinave te surfit, pajisje per ski ujore apo bore janë subjekt i pagesës së një tarife shtesë:

•10 Euro –TË PARIMBURSUESHME- për kilogram për fluturim për çdo artikull të pajisjeve të çdo lloji që nuk përmendet në mënyrë specifike.

Në të gjitha fluturimet me Albawings ju lutemi telefononi Call Centre në lidhje me kontrollin e objekteve të përmendura më lart, duke qënë se transporti i disa pajisjeve mund të ndalohet dhe në çdo rast të jetë subjekt i kufizimeve të hapësirës për fluturimin specifik .

Është gjithashtu e mundur të telefononi Call Centre për të kërkuar informacione dhe detaje të mëtejshme në lidhje me paketimin ose përgatitjen e pajisjeve sportive.

Nëse disa pajisje nuk konfirmohen paraprakisht me Call Center, kompania pranon pagesa në biletaritë në aeroport me të njëjtat tarifa, me kusht që të ketë hapësirë ​​në stivë.

Një biçikletë duhet të mbështillet në mënyrë të rregullt me ​​timonin e kthyer në drejtim të trupit të biçikletës dhe të kyçur në vend, dhe me pedalet dhe rrotat e hequr dhe te shfryra.

Në rastin e transportit të pajisjeve të çfarëdo lloji, pasagjerët duhet të plotësojnë në aeroport një formë të veçantë për të përjashtuar kompaninë nga ndonjë përgjegjësi për dëmtim gjatë transportit.

Në fluturimet e kompanisë, çdo instrument muzikor mbi 100 cm gjatësi duhet të rregjistrohet, në përputhje me dispozitat e Nenit. 14.4. Instrumentet që tejkalojnë këtë madhësi nuk pranohen në kabinë. Në çdo rast, pranimi i instrumenteve muzikore në bord përjashtohet nga tarifat e bagazhit standart dhe i nënshtrohen pagesave shtesë si mëposhtme:

30 Euro –TË PARIMBURSUESHME- për pako për fluturim

Ju lutemi sigurohuni që të paraqiteni në tavolinat e check in së paku 60 minuta para mbylljes së check-in-it.

Për të kontrolluar disponueshmërinë e hapësirës në kabinë për transportimin e artikujve të përmendur në nenet 14.6 më sipër, pasagjerët duhet të telefonojnë Call Centre të paktën 72 orë përpara kohës së nisjes së fluturimit, pranimi I te cilave nuk garantohet ne rast të kundërt.

14.7 Përgjegjësia e kompanisë

Kompania nuk merr përgjegjësi për:

• sendet e prishura ose të brishta që nuk janë paketuar siç duhet;

• dëmtim të lehtë në sipërfaqen e jashtme të bagazhit, të tilla si njollat ​​ose gërvishtjet;

• dëmtimi i dorezave dhe rrotave që rezultojnë nga përdorimi i tyre për qëllimin e synuar;

• dëmtimi i bagazhit dhe përmbajtja e tij për shkak të ujit dhe kushteve të tjera atmosferike.

• Dëmtimi i bagazheve, siç është humbja e rrotave ose thyerja e dorezave, gërvishtje ose çngjyrosje konsiderohen si ``Dëmtime nga Përdorimi`` për të cilat kompania nuk mban përgjegjësi.

Megjithatë, kompania rezervon të drejtën të mos pranojë asnjë objekt që është i papërshtatshëm për transport në avion për shkak të madhësisë, formës, peshës, përmbajtjes, karakteristikave të tij, brishtësisë ose prishjes, ose për arsye sigurie apo operacionale.

Pasagjeri duhet të mbajë etiketën e bagazhit dhe të raportojë çdo parregullsi përpara se të largohet nga zona e tërheqjes së bagazheve.

Pranimi i bagazhit nga ana e pasagjerit pa ndonjë ankesë me shkrim në kohën e tërheqjes së bagazhit, supozohet se nënkupton që bagazhi është tërhequr në gjendje të mirë dhe në përputhje me kontratën e transportit.

Në këtë rast, pasagjeri nuk ka më të drejtë të paraqesë kërkesë për rimbursim ose kompensim. "PIR" (Raporti i Parregullsisë së Pronës) I plotësuar nga zyra e sendeve te gjetura "Lost and Found" nuk përbën raport / ankesë për kompaninë.

14.8 Bagazhet jashtë përmasave

Bagazhet që janë për t`u regjistruar, shuma e gjatësisë lartësisë dhe thellësisë e të cilave i kalon 160 cm, konsiderohet jashtë përmasave. Me qëllim të garantimit të rregjistrimit dhe imbarkimit, duhet të jeni në aeroport të paktën 3 orë para nisjes së fluturimit dhe, sapo të keni përfunduar proçedurat rregjistrimit të bagazhit ta dorëzoni bagazhin në zonën e pranimit bagazheve jashtë permasave.

Në asnjë rrethanë nuk mund të pranohen bagazhet "të mëdha" që tejkalojnë 100 cm në gjatësi.

Bagazhet "Stivë" gjithashtu i nënshtrohen akuzave sipas Nenit 14.4.

14.9 Sendet e ndaluara në kabinë

Artikujt e mëposhtëm janë të ndaluar të merren kabinë

1 . Pistoleta, armë zjarri apo armë. Çdo objekt i mundur, ose ne dukje i mundur për të nxjerrë plumba apo të shkaktojë lëndime duke përfshirë:

çakmakë në formë arme me zjarr

Lodra armë të të gjitha llojeve

Harqe

Pjesët përbërëse të armëve të zjarrit (dukje përjashtuar pajisjet teleskopike)

Pajisje elektroshoku

Shkopa

Bombat gaz lotsjellëse

Armë me gjuhë dhe shtiza

Armë me saçme dhe gozhdë

pistoleta ajrore, pushkë dhe armë peleti

pistoleta me zjarr

pistoleta motorino

kopje dhe imitim të armëve të zjarrit

çarqe

të gjitha armët e zjarrit (armë,revole,pushkë etj)

2 . Armë dhe objekte të mprehta, sende me tehe të mprehta që mund të shkaktojnë dëmtime si:

Sëpatë

Mjete tregëtarësh që kanë potencial për t`u përdorur si armë me majë ose me tehe të mprehta si ( trapan,frezë,thika,sharrë,kacavida,cekicë,pinca)

Shkopa skish

bisturi

thika, duke përfshirë thikat e xhepit që kane teh më të gjatë se 6 cm, të përbëra nga metali ose çdo material tjetër mjaftueshëm i fortë sa të mund të përdoret si armë çengel,kanxhë

Gërshërë me trup më të gjatë se 6cm

brisqe, (duke përjashtuar ato që janë të mbyllura në kuti)

shkopinj

thyes akulli

thika të mbyllura ose të lëvizhshme të çdo lloj gjatësie

çdo lloj sendi që mund të shkaktojë dëmtime

pajise artesh marciale

shufra peshkimi

shkopinj basketbolli

shkopinj kriketi

paisje golfi

shkopinj hokej

shkopinj LaCrosse

shkopinj gome (të ngurtë apo fleksibël)

vozitës për kajakë dhe kanoe

skejtbord

shkopinj dhe paisje bilardo

Canta juaj e dorës dhe sendet tuaja personale duhet të përmbajnë sende të cilat i pranon transporti ajror, në sasi të limituar dhe në paketim të tillë siç përcaktohen nga ligjet në fuqi dhe nga rregulloret e sigurisë.

14.10 Eksplozivët dhe substancat e ndezshme

Çdo substancë shpërthyese dhe e djegshme që paraqet rrezik për shëndetin dhe sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazhit është e ndaluar:

Terpentinë dhe hollues bojërash mbi 70%

Pije alkolike me volum mbi 70% alkol

Kuti ose fishekë që krijojnë tym

Karburant I lëngshëm I ndezshëm benzinë,naftë,alkol,etanol)

Bomba shpërthyese

Donator dhe siguresa

Eksplozivë dhe pajisje eksplozive

Ndezëse

Shkrepëse

Fishekzjarre dhe çdo lloj tjetër mjeti piroteknik

Gaz dhe mbajtës gazi ( psh butan, propan, acetylene, oksigjen) ne volume të mëdha

Granata të të gjitha llojeve

Mina dhe armë të tjera ushtarake

Municione

Imitime paisjesh shpërthyese

Llamba nënujore me bateri

Bojëra e spraj me substanca kimike

Çdo lloj substance kimike e toksike që paraqet rrezik për shëndetin dhe sigurinë e pasagjerëve dhe të ekuipazhit që përfshijnë:

Acide dhe alkaline (bateri të lagura)

Fikëse zjarri

materiale të rrezikshme infektive ose biologjike (p.sh.gjak I infektuar ,baktere dhe viruse)

materiale radioaktive (p.sh. izotopet medicinale ose komerciale)

material që ndizen spontanisht apo digjen(p.sh. mërkur,klor)

material korrozive ose substanca zbardhuese

spraj imobilizues

llak piper,gaz lotsjellës

helme

Lëngjet

ujë dhe pije të tjera, supëra dhe shurupe

kremra dhe vajra

parfume

spraj

xhel (xhel flokësh,shampo trupi)

kanaçe nën presion(p.sh. shkuma rroje dhe shkuma të tjera,deodorant)

pasta dhëmbësh

përzierje lëngjesh

rimel

Të gjitha produktet e tjera me të njejtat përmbajtje në kuti individuale prej jo më shumë se 100 mililitër ose (100gram) të futura në qese plastike transparente që nuk kalon një liter (me dimension 18x20 cm) të ndara nga sendet e tjera në çantën e dorës.

Një qese plastike transparente duhet të kuptohet sin je mbajtëse qe lejon kontrollin me sy te lirë pa qënë nevoja për ta hapur për ta parë dhe me një system zinxhiri, ose mbyllje me presion e cila pasi hapet mund të rimbyllet sërish.

14.11Artikuj të ndaluar në kabinë dhe në stivë

Artikujt e mëposhtëm nuk duhet të futen në bagazhin ne dorës.

Spraj për vetëmbrojtje

komponentë të sistemit të karburantit të automjeteve të cilat përfshijnë lëndë djegëse

pajisje alarmi

eksplozivë, duke përfshirë detonatorë, siguresa, granata dhe mina

gazra përfshirë propan dhe butan

lëngje të djegshme benzinë dhe methanol

lëndë ngrirëse dhe irrituese

material radioaktive duke përfshirë izotopet mjekësore ose komerciale

substance të ndezshme dhe reactive si magnez ,cakmak,fishekzjarre

lëngje gërryese, zhiva, bateri automjetesh

lëngje të ndezshme / solide duke përfshirë pijet alkolike mbi 70% përqindje alkoli

substance magnetike

oksiduesit dhe peroksidet organike duke përfshirë zbardhues dhe pjesë për riparimin e trupit të makinave

substance toksite dhe infektues duke përfshirë helm miu dhe gjak të infektuar

elektrikë nënujore dhe bateri të lagura

Nëse tentoni të merrni ndonjë prej këtyre materialeve ose artikujve me ju, mund të mohojmë transportimin e bagazhit tuaj dhe / ose ju.

NËSE BAGAZHI RREGJISTRUAR PËRMBAN NJË NGA SENDET E MËPOSHTME:

a.para,letra me vlerë

b.bizhuteri,metale të cmuar,gurë të cmuar dhe gjysëm të çmuar

c.kompjuter,kamer,videokamer,telefon cellular dhe çdo paisje tjetër elektronike dhe aksesorë të tyre,

d.dokumente zyrtare, biznesi apo private

e.dokumente udhëtimi apo identiteti

f.çelsa

g.lëngje

h.ilace

i.artikuj që prishen

j.vepra arti

k.dokumente komerciale

l.raporte mjekësore

o.aksione,bono,letra të tjera me vlerë

p.mostra

q.botime librash të rallë

r.botime me vlerë ose dorëshkrime

KOMPANIA NUK MBAN PËRGJEGJSI PËR ÇDO VONESË, HUMBJE APO DËMTIM TË KËTYRE ARTIKUJVE.

Disa aeroporte mund të kenë politika më kufizuese se sa më lart .Në raste të tilla shikoni rregullat e aeroporteve përkatëse.

14.12 Artikuj të kushtëzuar për transport

Nëse dëshironi të transportoni artikujt më poshtë ju duhet të njoftoni kompaninë për arsyen e transportit në momentin e rezervimit.

materiale me natyrë të pakëndshme

bateri të karrigeve me rrota, të thata ose lehtësisht të derdhshme( vetëm si bagazh i rregjistruar)

të gjitha llojet e paisjeve të sportit ose të tjera

Duhet të njoftoni kompaninë nëpërmjet Call Centre.

Ju mund t`i merrni këto sende vetëm me miratimin e kompanisë.

14.12.1 Nëse ju nuk I deklaroni dhe nuk merrni miratimin e kompanisë për këto sende ,juve mund t`ju mohohet imbarkimi I sendeve.

14.12.2 Kompania nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e këtyre sendeve.Bagazhet që përmbajnë sende të brishta mund të transportohen vetëm me etiketën përkatëse.

14.13E drejta për të refuzuar transportin e bagazhit tuaj

Në shtesë të nenit 14, kompania mund t`ju refuzojë imbarkimin e bagazheve të padeklaruara apo të ndaluara në transportin ajror sipas rregullores së përgjithshme të transportit ajror. Do t`ju refuzohet imbarkimi i atyre sendeve që konsiderohen të papërshtatshme për shkak të madhësisë, peshës ,formës, përmbajtjes, paketimit apo sigurisë për pasagjerët e tjerë.

14.14E drejta për të kontrolluar bagazhin

Për arsye sigurie kompania mund të kërkojë të kontrollojë bagazhet tuaja. Nëse ju nuk jeni i pranishëem kompania ka të drejtë të kontrollojë bagazhin tuaj për të verifikuar nëse bagazhi juaj mban një nga materialet e palejuara në Nenin 14. Nëse ju nuk pranoni të zbatoni këtë kërkesë atëherë juve mund t`ju mohohet imbarkimi I bagazhit dhe i juaj.Nëse gjatë kontrollit bagazhi juaj demtohet ,kompania nuk mban përgjegjësi në masën e lejuar sipas dispozitave përkatëse ligjore.

14.15Dorëzimi dhe Marrja e Bagazhit

Bagazhi dorëzohet në aeroport nëpërmjet terminaleve të dorëzimit të bagazheve dhe jo personalisht nga personeli .Është përgjegjësia juaj të merrni bagazhin tuaj në këtë terminal. Kompania nuk ka asnjë përgjegjësi pasi ju e keni tërhequr bagazhin tuaj. Bagazhet e paidentifikuara do t`i dorëzohen vetëm personit që do të paraqesë etiketën e identifikimit që përputhet me të dhënat e bagazhit.

15.1.1 Përpara se ne të pranojmë rezervimin tuaj, ne do t`ju informojmë ju për itinerarin dhe orarin e planifikuar të udhëtimit. Nëse për çfarëdo arsye kompanisë do t`i duhet të ndryshojë orarin e fluturimit, datën apo itinerarin(destinacionin e nisjes apo destinacionin e mbërritjes)pasi ju e keni bërë rezervimin tuaj, kompania do t`ju kontaktojë për t`ju informuar ndryshimet e ndodhura nëpërmjet postës tuaj elektronike(e mail) që keni përdorur gjatë rezervimit të biletës.Në rastin e ndryshimit të orarit të fluturimit, datës apo itinerarit, nëse ju pranoni çdo lloj ndryshimi,kontrata midis jush dhe kompanisë do të përshtatet sipas ndryshimeve të bëra .Nëse ju nuk jeni personi që zotëron adresën e postës elektronike(email)apo të numrit të telefonit të rregjistruar në prenotimin tuaj, është përgjegjësia juaj që t`i kërkoni personit që mban këto të dhëna për t`ju informuar ju për çdo njoftim ndryshimesh të mundshme.

15.1.2 Përvec rasteve kur parashikohet ndryshe nga Konventa apo Rregullorja EC261/2004 ,nëse pasi keni bërë prenotimin ,por para orarit të parashikuar të fluturimit kompania anullon fluturimin apo ka vonesa deri në 5 orë apo më shumë dhe ndryshimi apo itinerari i ri i ofruar nuk eshtë i volitshëm për ju , ju mund të zgjidhni opsionet e mëposhtme duke kontaktuar Call Centre:

a)Kompania ju bën një prenotim të ri ,për një fluturim të ri që operohet nga e njëjta kompani në një hark kohor deri 14 ditë para datës së fluturimit të anulluar, ose 30 ditë pas datës së fluturimit të anulluar,në varësi të disponueshmërisë së vendeve.

b)Ju mund të anulloni rezervimin dhe të kërkoni rimbursimin e taksave të paguara për fluturimin e anulluar.

Nëse dëshironi të ndryshoni zgjedhjen tuaj,ju mund ta bëni sipas rregullores së përgjithshme dhe duke paguar tarifën shtesë të ndryshimit, nëse është e aplikueshme edhe për sektorin e kthimit.

Ju lutem vini re që në lidhje me Shërbimet shtesë, në rastet e anullimeve,politikat e rimbursimit dhe anullimit do të aplikohet nga pala e tretë.

15.2 Fluturimet Ndërlidhëse

Kompania jonë nuk operon fluturime ndërlidhëse. Nëse bëni prenotimin e më shumë se një fluturimi jo me kompaninë tonë, ju merrni përsipër rriskun e çdo fluturimi të humbur. Çdo fluturim paraqet një detyrim autonom dhe të pavarur dhe kompania jonë nuk garanton asnjë formë mbrojtjeje dhe / ose rimbursimi për çdo fluturim të humbur. Kompania gjithashtu nuk mund të marrë asnjë përgjegjësi për ndërlidhjet e humbura me mjete të tjera të transportit.

15.3 Transporti Alternativ

15.3.1Ne ju mundësojmë transportin nëpërmjet një transporti alternativ në rastin e një prenotimi të ri apo fluturimi të ri.

15.3.2 Nëse Ju pranoni transportin alternativ shprehimisht apo të nënkuptuar, kontrata do të konsiderohet se është përmbushur me kryerjen e transportit alternativ, pas kësaj kompania nuk mban më përgjegjësi. Ju nuk keni më të drejtë për rimbursim të tarifës totale apo ndonjë kompensim tjetër.

15.4 Devijimet

Nëse kompania nuk është në gjëndje të niset nga destinacioni I nisjes apo të ulet në destinacionin e mbërritjes ose në destinacionin që është rënë dakord për t`u ulur)dhe avioni devijon në një aeroprt tjetër ,kompania do të mundësojë transportin e pasagjerëve në destiancionin mbërritës ,me mjetet tona të transportit apo me çdo lloj tjetër mjetesh transporti. Në këtë rast Kontrata do të konsiderohet se është përfunduar dhe kompania nuk ka përgjegjësi të mëtejshme.

15.5 Zbatimi I të drejtave të pasagjerit

Nëse kompania nuk përmbush këtë nen, pasagjeri ka të drejtë të paraqesë një ankesë në Autoritetin e Aviacionit Civil ose në inspektoratet rajonale të saj.

15.6 E drejta për informim

Në rastet kur kompania mohon imbarkimin tuaj apo anullon fluturimin tuaj, juve do t`ju jepet në aeroport një informacion me shkrim duke përcaktuar rregullat për kompensimin dhe asistencën. Nëse fluturimi juaj është prekur nga një vonesë prej së paku dy orësh, kompania gjithashtu do t`ju mundësojë të njejtin informacion. Detajet e kontaktit të organit të caktuar kombëtar të referuar në Rregulloren BE 261/04 gjithashtu do t'ju vihen në dispozicion.

15.7 Rrethanat e Jashtëzakonshme, Forca madhore

15.7.1Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga paragrafi I nenit 15 , kompania nuk mban përgjegjësi të mëtejshme për ndonjë ndryshim të kontratës për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme ose forcave madhore .Pasagjeri nuk ka të drejtë kompensimi, kur kompania vërteton se një anullim/vonesë e gjatë është shkaktuar për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme të cilat nuk mund të shmangen edhe pse janë marrë të gjitha masat e mundshme (kushtet metereologjike të papërshtatshme për operimin e fluturimit,rrezik sigurie apo grevave). Në masën e lejuar nga ligjet përkatëse dhe nga këto Kushte të Përgjithshme të transportit, kompania nuk mban përgjegjësi për dëme apo humbje të shkaktuar nga rrethanat e jashtëzakonshme ose forca madhore.

15.8Z batueshmëria

Çdo e drejtë e rimbursimit e përmendur në këto Kushte të Përgjithshme të Transportit nuk zbatohet nëse udhëtoni falas ose me një zbritje që nuk është në dispozicion në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë tek publiku.

16.1 Rimbursimi

Përveç siç parashikohet shprehimisht në këto Kushte të Përgjithshme të Transportit, të gjitha Tarifat tona, taksat, Çmimet dhe Tarifat për Shërbime të Tjera janë të pakthyeshme.

16.1.2.Nëse Ju keni të drejtën e rimbursimit sipas këtyre Kushteve të Përgjithshme të Transportit, ose sipas Rregullores EC 261/04 dhe nëse ju nuk na keni udhëzuar ndryshe, kompania do t`jua paguajë vetëm juve rimbursimin. Me aprovimin tuaj, një rimbursim i bërë nga cilido që paraqitet në vendin tuaj ,duke përdorur kodin e rezervimit dhe çdo dokumentacioni tjetër të kerkuar nga kompania në lidhje me transportin, do të konsiderohet si rimbursim i kryer dhe kompania shkarkohet nga përgjegjësia.

16.1.3 Përgjithësisht, rimbursimi bëhet në të njëjtën monedhë me të cilën është paguar për shërbimin e blerë.

16.2 E drejta për perkujdesje

16.2.1Nëse përfitoni të drejtën për përkujdesje sipas Regullores EC261/04,kompania do t`ju ofrojë falas:

a)ushqim dhe pije freskuese gjatë kohës së pritjes të vonesës së flutrimit

b) mundësim akomodimin në hotel ose rimbursimin e kostos së hotelit në rastet kur:

Pritja është një natë apo më shumë

Kur qëndrimi në vendin e nisjes është më I gjatë se pritja e parashikuar

c)mundësimin e transportit ose rimbursimin e kostove të transportit nga aeroporti në vendin e akomodimit sic cilësohet në nenin 16.2.1b)

Ju do të keni të drejtë të kërkoni vetëm kujdesin sipas nenit 16.2.1 gjatë periudhës së pritjes të shkaktuar nga vonesa.

Kompania do të rimbursojmë shpenzimet për ndihmën e specifikuar në Nenet 16.2.1 tek Ju deri në një shumë të arsyeshme, të mbështetur nga faturat.

16.2.2 Përvec kësaj, pasagjerëve do `tju jepet e drejta të bëjnë dy telefonata, mesazhe, fax ose rimbursimin e këtyre kostove të komunikimit.

Kompania nuk do të ofrojë shërbimin e specifikuar në Nenin 16.2.1 nëse kjo do të shkaktonte vonesë të mëtejshme të fluturimit.

17.1 Rregulla të përgjithshme

Përgjegjësia jonë përcaktohet nga Kushtet e Përgjithshme të Transportit

17.1.1Albawings është përgjegjëse vetëm për dëmet që mund të ketë prova të mjaftueshme për ta provuar dhe dëmshpërblimi nuk do ta kalojë vlerën e dëmit.

17.1.2 Nëse vërtetojmë se dëmi është shkaktuar nga pakujdesia apo neglizhenca e personit që kërkon dëmshpërblim, atëherë kompania nuk mban asnjë përgjegjsi dhe nuk do të mundësojë asnjë dëmshpërblim. Kjo dispozitë zbatohet për të gjitha dispozitat e detyrimeve të zbatueshme të kompanisë ndaj pasagjerit.

17.1.3.Për sa më lart kompania nuk mban përgjegjsi nëse dëmi është shkaktuar për faj të pasagjerit dhe jo të kompanisë. Ju do të jeni përgjegjës dhe për dëme që mund ti shkaktoni personave të tjerë apo pronave të të tjerëve.

17.1.4Kontrata e transportit, këto Kushte të Përgjithshme të Transportit, përjashtimet dhe kufizimet e përgjegjësisë vlejnë për punonjësit, shërbyesit dhe agjentët tanë në të njëjtën masë sic vlejnë dhe për pasagjerët.

17.1.5 Përveç nëse parashihet ndryshe nga konventa ose ndonjë dispozitë e detyrueshme e çdo ligji në fuqi, ne nuk jemi përgjegjës për humbjen e fitimit, dëmtimet indirekte ose pasuese

17.2 Përgjegjësia për bagazhin

17.2. Ne jemi përgjegjës për dëmin e shkaktuar në rast të dëmtimit ose shkatërrimit, humbjes ose vonesës së bagazhit të rregjistruar me kusht vetëm që ngjarja që ka shkaktuar dëmtimin, shkatërrimin, humbjen ose vonesën ka ndodhur në bordin e avionit ose gjatë ndonjë periudhe brenda së cilës bagazhi i rregjistruar ishte në pergjegjësinë e Albawings.

17.2.2 Ne jemi përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga vonesa në transportin ajror të bagazheve, përveç nëse Ne, Punonjësit, ose agjentët tanë morën të gjitha masat që mund të kërkoheshin në mënyrë të arsyeshme për të shmangur dëmin ose nëse Ne vërtetojmë se ishte e pamundur për ne ose ata të merrnin masa.

17.2. 3 Ne nuk do të jemi përgjegjës për dëmet deri në masën që dëmi të vijë nga defekti, cilësia ose devijimi i bagazhit. Në rastin e bagazhit të rregjistruar , duke përfshirë sendet personale, Ne do të jemi përgjegjës vetëm nëse dëmi është rezultat i fajit tonë të atribuar ose atij të punonjësve apo nëpunësve tanë. Ne nuk jemi përgjegjës për dëmtimin, humbjen, shkatërrimin dhe vonesën e çdo sendi të përjashtuar nga transportimi dhe të ndonjë bagazhi të pranuar për transport me një etiketë që dëshmon limitime te bagazhit( limited release tag) dhe të transportit të kushtëzuar, transportimi i të cilave nuk na është raportuar pas rezervimit ose nuk ishte pranuar nga Ne për transport.

17.2. 4 Ne përjashtojmë përgjegjësinë për dëmtime të vogla në pjesën e jashtme të bagazhit tuaj (të tilla si gërvishtjet, zhytjet, njollat , goditjet etj.) që mund të rezultojnë nga konsumimi normal.

17.2.5 Ju jeni përgjegjës që të siguroheni që të mos harroni sendet tuaja në bord para se të dilni nga avioni, në të kundërt kontaktoni departamentin e sendeve të humbura në aeroport.

17.3 Përgjegjësia në raste vdekje, dëmtime dhe vonesa ndaj pasagjerit shkaktuar nga aksidenti.

17.3.1Në rast aksidenti përgjegjësia jonë për vdekjen ose lëndimin e pasagjerëve është pjesë e statutit e përcaktuar në këto Kushte të Përgjithshme të transportit. Ne kemi përgjegjësi të rreptë sipas Konventës së Montrealit.

17.3.2Në ankimime përtej këtij limiti në rast vdekje apo dëmtimi të pasagjerit, ne mund të çlirohemi nga përgjegjësia nëse mund të provojmë se: (i) një dëm i tillë nuk ishte për shkak të veprimit, mosveprimit, vullnetit ose neglizhencës sonë ose të punonjësve tanë ose se (ii) një dëm i tillë ishte vetëm për shkak të veprimit, mosveprimit, vullnetit ose neglizhencës së një pale të tretë.

17.3. Ne jo më vonë se 15 ditë pasi vërtetojmë prima facie identitetin e personit fizik i cili ka të drejtën e kompensimit mund të bëjë pagesa të tilla paraprake për qëllime ndihme siç mund të kërkohet për të plotësuar nevojat e menjëhershme ekonomike në bazë të vështirësive proporcionale dhe të vështirësive materiale të dëmtuara.

Bërja e një pagese paradhënie nuk do të përbëjë njohjen e detyrimit dhe mund të kërkohet të kompensohet bazuar në zgjidhjen mëvonshme.

17.3.4Pagesa paraprake nuk është e rimbursueshme në rastet kur ne mund të vërtetojmë se:

a) kur dëmi është shkaktuar për faj të pasagjerit të dëmtuar ose vdekur;

b) personi që është dëmshpërblyer nuk është personi I dëmtuar ose dëmtimi është shkaktuar nga vetë ai.

17.4 Kërkesat për kompensim sipas Rregullores EC 261/04

17.4.1Pasagjerët që duan të kërkojnë të drejtat e tyre mund të dërgojnë kërkesë për të paraqitur ankesën e tyre për: vonesat e gjata të gjata apo anullime që nuk janë komunikuar paraprakisht, mbingarkesa rezervimesh. Ata duhet të dërgojnë një kërkesë zyrtare me shkrim me postë në adresën e kompanisë duke dërguar kodin e prenotimit dhe kartën e imbarkimit për të lejuar kompaninë që të bëjë kontrollet e nevojshme dhe verifikimet në lidhje me shkaqet e këtyre parregullsive. Për shkak të natyrës rreptësisht personale të të drejtave të parashikuara në këtë rregullore dhe të drejtën ekskluzive të bartësit të biletave ajrore, kërkesa me shkrim duhet të nënshkruhet nga pasagjeri si i vetmi subjekt legjitim i kërkesës. Kërkesa me shkrim duhet të adresohet në kutinë postare Albawings 260/1 ose në adresën zyrtare: Tirana Business Park Building 07, kati i 3, rruga Rinas, 1039, Tirana Albania.Data e dorëzimit të postës do të llogaritet si data fillestare për llogaritjen e kufijve kohore për t`iu përgjigjur kërkesave.

17.4.2 Pavarësisht nga çdo gjë që është e kundërta në këto Kushtet e Përgjithshme të Transportit, ky nen do të zbatohet për procesin e trajtimit të kërkesave tona në lidhje me kompensimin sipas Rregullores 261/04.

17.4.3 Një pasagjer mund të paraqesë një kërkesë për kompensim sipas Rregullores 261 tek Ne në emër të të pasagjerëve të tjerë nëse të gjithë janë në të njëjtën rezervim dhe ekziston lidhje mes pasagjerëve për të cilët kërkohet dëmshpërblimi. Ne mund të kërkojmë dëshmi të përshtatshme që pasagjeri tjetër është i autorizuar nga Ju për të paraqitur një kërkesë në emrin tuaj.

17.4.4Përvec nenit 17.4.3 kompania nuk do të pranojë asnjë kërkesë nga palë të treta për kompensim, nëse kërkesa nuk shoqërohet me dokumentacionin e duhur që të vërtetojë autorizimin e palës së tretë për të vepruar në emrin tuaj.

17.4.5 Asgjë nga neni I mësipërm nuk ju heq të drejtën për t`u këshilluar me një ekspert ligjor për të sqaruar dyshimet taja. Duke pranuar këto kushte ju pranoni rrjedhimisht se çdo kompensim do të rikthehet në kartën nga e cila është bërë pagesa për blerjen e biletës ose në të njëjtën llogari bankare. Albawings do të kërkojë fakte që llogaria bankare është në emër të pasagjerit në fjalë.

17.4.6 Nëse kjo bëhet nëpërmjet palëve të treta dhe kompensimi bëhet në bazë të ligjit përkatës , kompania lirohet nga përgjegjësia.

17.4.7. Një kompensim i bërë një pasagjeri që vepron në emrin tuaj do të konsiderohet si pagesë ekryer e kompensimit dhe do të na shkarkojë nga përgjegjësia dhe çdo kërkesë tjetër për pagesën e kompensimit nga ana juaj.

18.1 Dëmtimi I Bagazheve

18.1. Pranimi i bagazhit pa ankesë dhe pa plotësimin e ``Raportit të Parregullsisë së Pronës`` (PIR), është dëshmi `prima facie` se bagazhi është dorëzuar në gjendje të mirë dhe në përputhje me Kontratën e Transportit.

18.1.2Nëse bagazhi juaj nuk arrin me të njëjtin fluturim me ju, duhet të bëni një raport të menjëhershëm dhe të plotësoni PIR (Raporti i Parregullsisë së Pronës) përpara se të dilni nga aeroporti. Nëse nuk përmbushni këtë kërkesë, kompania do të përjashtohet nga përgjegjësia.

18.1. Nëse bagazhi juaj i rregjistruar është i dëmtuar ose i vjedhur , duhet të bëni një raport të menjëhershëm dhe të plotësoni PIR përpara se të niset nga zona tranzit. Nëse është e pamundur të njihet dëmi ose vjedhja pas marrjes së bagazhit të rregjsitruar, Ju duhet të bëni një raport në aeroport brenda 7 ditëve pas pranimit, dhe me postë dërguar selinë e kompanisë.

18.1.4. Nëse bagazhi juaj i rregjsitruar nuk arrin me fluturimin tuaj dhe Ju e merrni atë të dëmtuar ose të vjedhur, Ju duhet të bëni një raport për dëmtimin ose vjedhjen me shkrim brenda 21 ditëve pasi bagazhi është vendosur në dispozicionin tuaj. Nëse pranojmë humbjen e bagazhit tuaj të regjistruar , ose nëse bagazhi juaj i rregjistruar nuk ka mbërritur në mbarimin e 21 ditëve pas datës në të cilën duhet të ketë ardhur, Ju mund të zbatoni të drejtat tuaja të lidhura me të.

18.1.5 Nëse bagazhi juaj dëmtohet gjatë transportimit me kompaninë tonë atëherë ju mund të kërkoni që të riparohet duke na dërguar faturën e riparimit. Duhet të merrni një konfirmim me shkrim nga dyqani që ka bërë riparimin duke përfshirë treguesin e markës dhe vlerën e bagazhit tuaj. Nëse bagazhi juaj dëmtohet përtej riparimit Ju do duhet të merrni një konfirmim me shkrim nga dyqani i riparimit, duke përfshirë treguesin e markës dhe vlerën e Bagazhit tuaj.

18.1.6 Kërkesat duhet të dorëzohen me shkrim në secilin rast tek Ne duke bashkangjitur (PIR) dhe të gjitha dokumentet që dëshmojnë kërkesën Tuaj pas mbërritjes së bagazhit në destinacion.

18.1.7Nëse asnjë kërkesë nuk paraqitet brenda kohës së lartpërmendur,atëherë kompania lirohet nga përgjegjsia

18.2 Ankesat

18.2.1. Ankesat që kanë të bëjnë me transportin ajror (përveç ankesave që kanë të bëjnë me bagazhet dhe ankesave për EC261 / 2004) duhet të bëhen me shkrim sa më shpejt që të jetë e mundur, pas mbërritjes së fluturimit për të cilin Ju dëshironi të ankoheni, por jo më vonë se 2 muaj nga zbulimi i rrethanave që shkaktojnë ankesën. Ju jeni përgjegjës për çdo humbje ose dëm që vjen nga vonesa në bërjen e ankesës Tuaj. Ne do ta vlerësojmë ankesën sipas Kushteve të Përgjithshme të Transportit në fuqi në ditën e kontratës.

Është përgjegjësi e agjentit tuaj të udhëtimit që mundëson prenotimin tuaj për t'ju informuar për kushtet e aplikueshme për transportin tuaj. Agjenti i udhëtimit do të jetë përgjegjës për të gjitha ndryshimet në rast të mos informimit të pasagjerit në përputhje me rrethanat.

Rezervimi juaj është bërë nga agjenti juaj udhëtimit, ai duhet tju japë kodin e rezervimit.

Ndryshimi I destinacionit nuk është I lejuar. Çdo ndryshim i datës së fluturimit, orës, do të bëhet vetëm nëpërmjet agjentit tuaj të udhëtimit dhe kompanisë ajrore(për çdo arsye personale) i cili do të bazohet në kontratën që ka me ne.

• Ju kërkohet të informoni agjensinë tuaj të udhëtimit për paaftësinë tuaj fizike, lëvizjen e reduktuar, sëmundjen serioze ose ngjitëse dhe çdo kusht tjetër që kërkon kujdes mjekësor, gjatë rezervimit. Në rast se shtatzënia juaj është pas javës së 28-të në kohën e fluturimit të nisjes apo kthimit, kjo duhet t'i raportohet agjensisë së udhëtimit në ditën e rezervimit dhe Ju duhet të dorëzoniçertifikatën tuaj mjekësore tek agjensia e udhëtimit. Është përgjegjësia e agjentit tuaj të udhëtimit të na ofrojë informacionin e dhënë nga Ju dhe të paraqesë vërtetimin tuaj mjekësor tek ne. Nëse agjensia e udhëtimit nuk i përmbush kërkesat e mësipërme, agjensia e udhëtimit do të jetë përgjegjëse vetëm për dëmet e shkaktuara për shkak të refuzimit të transportit tuaj.

Nëse agjensia e udhëtimit nuk i përmbush kërkesat e mësipërme, agjensia e udhëtimit do të jetë përgjegjëse e vetme për dëmet e shkaktuara nga dështimi i tij për të na informuar.

Pretendimet dhe ankesat (duke përfshirë kërkesat për bagazhin dhe kërkesat që rrjedhin nga ndryshimi i programit, vonesa, anulimi apo devijimi) duhet të dorëzohen tek agjentin juaj i udhëtimit me shkrim. Të gjitha kufizimet kohore të treguara në nenin 18 janë të zbatueshme.

Agjensia e udhëtimit që mundëson biletën tuaj do të paguajë të gjitha shpenzimet e bëra për shkak të arsyeve që janë jashtë kontrollit tonë.

Çdo shpenzim që rrjedh nga mbingarkimi i fluturimeve duhet të bartet nga agjensia e udhëtimit që mundëson biletën tuaj.

• Nëse ju keni të drejtë për rimbursim, Ne do t'ia paguajmë agjensisë suaj të udhëtimit, prandaj Ju do t'ia paraqisni kërkesën tuaj atyre me shkrim.

Neni 19 Rregullatori I Fluturimit

Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen tonë ndaj ankesës suaj, në vende të caktuara ju mund t'ia referoni ankesën tuaj një organi tjetër për zgjidhjen e situatës.

Në Shqipëri, ju mund të parashtroni ankesën tuaj tek Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar.

Organet alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sigurojnë skema të pavarura falas dhe të paanshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pasagjerëve.

Përveç nëse parashikohet ndryshe nga konventa ose ndonjë dispozitë e detyrueshme e çdo ligji në fuqi:

a) Këto Kushte të Përgjithshme të transportit dhe çdo transportim që ne pranojmë t'ju ofrojmë (për sa i përket vetes dhe / ose bagazhit juaj) rregullohen nga ligjet e Shqipërisë; dhe

b) Çdo mosmarrëveshje ndërmjet jush dhe nesh që ka të bëjë me një transportim të tillë në çfarëdo mënyre, do të jetë subjekt i juridiksionit ekskluziv të gjykatave të Shqipërisë. "Juridiksioni ekskluziv" do të thotë që ju nuk mund të bëni kërkesë kundër nesh në një juridiksion jashtë gjykatave të Shqipërisë.